Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia dënon aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase

2022/10/01 at 3:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan kritikon sërish sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë

Turqia i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar në dënimin e përpjekjes së Rusisë për të aneksuar paligjshëm edhe katër rajone ukrainase, teksa tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.


Ministria e Jashtme e Turqisë më 1 tetor tha se veprimet ruse përbëjnë “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se Ankaraja po ashtu refuzon të njohë aneksimin e paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia më 2014.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës po vazhdon të rritet. Ne mbështesim një zgjidhje të bazuar në paqe që mund të arrihet përmes negociatave”, u tha në deklaratën e Turqisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator nënshkroi dokumentet për zyrtarizmin e përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, territore të pushtuara nga forcat ruse. Më herët, Moska mbajti referendume të rreme në këto katër rajone, votime që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se “këto veprime nuk kanë legjitimitet”, ndërkaq shtetet e tjera, përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Suedinë dhe Poloninë dënuan veprimin e Moskës. Rusia ka vendosur veto ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon ndaljen e menjëhershme “të pushtimit të paligjshëm dhe në shkallë të gjerë të Ukrainës”.

Më 30 shtator, tri shtetet e Baltikut, Estonia, Lituania dhe Letonia lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës mbështetën kërkesën e Kievit që Ukrainës t’i mundësohet anëtarësimi i përshpejtuar në NATO.

“Miqtë e Ukrainës në Baltik mbështesin plotësisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha në deklaratë. “Trimëria e Ukrainës vetëm mund të forcojë aleancën tonë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Kievi po kërkon që t’i bashkohet menjëherë aleancës pas përpjekjeve të Moskës për të marrë katër rajone ukrainase. Megjithatë, ndaj kësaj kërkese kishte një përgjigje të kujdesshme nga Uashingtoni dhe nga selia e NATO-s.

“Tani për tani, qëndrimi ynë është se mënyra më e mirë që ne të mbështesim Ukrainës është përmes mbështetjes praktike në terren, dhe se procesi në Bruksel duhet të nisë në një kohë tjetër”, tha Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i SHBA-së.

Analistët thanë se ka pak të ngjarë që NATO të pranojë si anëtare një shtet që është në luftë.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Ndërtimet pa leje, Rama fajëson drejtësinë: Unë nuk jam politikan i pafytyrë

Ndërtimet pa leje, Rama: Ju që shani qorrazi, nuk e shihni vullnetin e mirë të qeverisë

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 42 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Ndeshja Partizani-Tirana, bllokohen disa nga rrugët e Tiranës

Ndeshja Partizani-Tirana, bllokohen disa nga rrugët e Tiranës
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com