Bota

Turqi/ Shkon në 35 numri i viktimave nga tërmeti


               Publikuar në : 11:18 - 26/01/20 |
xhu lia

Tërmeti me magnitudë 6,8 që goditi Turqinë ditën e premte ka shkaktuar deri tani 35 viktima, ndërkohë që më shumë se 1556 persona të tjerë janë plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte në Sivrice të provincës Elazig, ku shumë ndërtesa u shkatërruan, duke zënë brenda banorët.

Ndërkohë, në rajon kanë mbërritur 9233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme. Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla, njoftoi AFAD në deklaratën e saj.

Agjencia e emergjencave ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Gjithashtu, AFAD tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale. Autoritetet raportojnë se, pas termetit me magnitudë 6,8, në Turqi janë shënuar edhe 400 pas lëkundje të tjera.

Kujtojmë që, në Gusht të vitit 1999 Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 rihter, në qytetin perëndimor të Izmirit ku mbetën të vdekur 17 mijë persona./Opinion.al

Pas