Një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Turqi.
Sipas mediave të huaja e mitura, emri i së cilës është Melike Gun Kanavuzlar ra nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin Ortaka, teksa po përpiqej të kapte telefonin e saj.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 12 tetor të këtij viti, ndërsa pamjet nga momenti i ngjares të kapura nga kamerat e sigurisë janë publikuar së fundmi.
Vajza është dërguar në spital ku dhe qëndroi për 18 ditë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sipas mediave vendase, 15-vjeçarja pak çaste para se të binte nga lartësia ka qenë duke bërë foto./Opinion.al
https://youtu.be/mtlzy7v8yYc