Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqi: Demokraci 100 vjeçare me suksese dhe dështime

2023/01/04 at 9:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Turqi: Demokraci 100 vjeçare me suksese dhe dështime

Zgjedhjet e vitit 2023 në Turqi, që është dhe viti i përvjetorit të njëqindtë të krijimit të Republikës së Turqisë, mund të shënojnë moment kthese në historinë e vendit.


Republika e Turqisë u krijua 100 vjet më parë. Që nga ajo kohë vendi ka përjetuar shumë ngjarje, duke filluar me kalimin nga sistemi njëpartiak në atë shumëpartiak, puçin ushtarak të 1960-ës, dhunën në rrugë që zgjati më shumë se një dekadë në vitet shtatëdhjetë, pasuar nga një puç tjetër dhe nga disa qeveri koalicioni që kanë qenë të paqëndrueshme në vitet nëntëdhjetë, si dhe marrjen e pushtetit nga islamistët në vitin 2002.
Pavarësisht këtyre dështimeve të vogla dhe të mëdha, shteti turk, krijuar sipas idealeve perëndimore si demokracia, barazia dhe sundimi i ligjit dhe sekularizmit, ka mbijetuar dhe do të festojë vitin e ardhshëm njëqindvjetorin e tij. Sa të qëndrueshme janë institucionet demokratike të Turqisë, tani që mbushin njëqind vjeç?

“Një nga shembujt më zhgënjyes”

Nën drejtimin e Recep Tayyip Erdoganit, Turqia e ka hequr fokusin nga Perëndimi duke e kthyer drejt Lindjes. Ajo është lidhur më shumë me vlerat islamike, ka bërë miq dhe aleatë të rinj në botën arabe dhe është angazhuar ushtarakisht në vende të tjera, përfshirë Somalinë dhe Katarin, ku prezenca e Turqisë është e mirëpritur. Këto zhvillime nuk kanë kënaqur të gjithë turqit, sepse e gjitha është shoqëruar me rritjen e autoritarizmit.
Sinem Adar, eksperte për Turqinë në Qendrën për Studimee e Aplikuara Turke, CATS, në Berlin, bën një përmbledhje negative të zhvillimeve të Turqisë në drejtimin e Erdoganit. “Sot, Turqia është shembull për shtimin e praktikave autoritare,” vëren ajo. “Që në fund të viteve 2000, vendi është larguar gjithnjë e më shumë nga sundimi i ligjit dhe ndarja efektive e pushteteve.”
Adar është sidomos e zhgënjyer me drejtimin që kanë marrë zhvillimet në një kohë kur kushtet kanë qenë të favorshme për të shënuar progres. “Duke pasur parasysh përvojën e arritur në shtatë dekada, me zgjedhje shumëpartiake dhe integrim në arkitekturën institucionale perëndimore, dështimi i demokracisë turke mund të thuhet se është një nga shembujt më zhgënjyes në prirjet globale,” thotë ajo.

Islamizmi ka marrë pushtet politik

Një nga vlerat bazë të republikës ka qenë sekularizmi, ose laicizmi, një nga konceptet bazë të modelit francez të ndarjes së pushtetit midis shtetit dhe fesë. Kalifati osman u krijua në vitin 1924, gati një vit mbas krijimit të republikës. Në fakt, Dijaneti, e ashtuquajtura Drejtori për çështjet fetare, u krijua për t’i dhënë shtetit kontroll më të madh mbi ndikimin politik të islamizmit.

Nuk bën gabim të thuash se falë politikave dhe diskutimeve të nxitura nga Erdogani, feja luan sot në Turqi rol më të madh politik se 20 vjet më parë. Adar thekson se që me krijimin e republikës, ka ekzistuar gjithnjë “një linjë e hollë ndarëse midis fesë dhe politikës në Turqi”. Por, 20 vitet e fundit, vite të sundimit të drejtësisë së Erdoganit dhe partisë së tij, AKP, Partisë së Zhvillimit, kanë sjellë ndryshime të mëdha sa i përket “gjerësisë dhe thellësisë së ndërhyrjes së fesë në jetën sociale, ndërhyrje që bëhet me ndihmë të shtetit,” thotë Adar.
Gjatë kohës së qeverisjes së AKP, Dijaneti është kthyer në aktor të madh politik, shpjegon Adar. “Dijaneti ka marrë pushtet sa asnjëherë më parë duke shtuar gjithnjë e më shumë peshën politike dhe aksesin tek burimet. Sidomos pas puçit të dështuar të 2016, Dijaneti ka marrë një rol kyç në riprodhimet e përditshme të narrativës, sipas së cilës elitat drejtuese turke të kryesuara nga Erdogani mishërojnë vullnetin e popullit dhe mbrojnë vlerat autentike të vendit dhe vlerat kombëtare, si dhe integritetin territorial të shtetit,” thotë ajo.

A mund të humbasë Erdogani?

Më 18 qershor 2023, turqit do të shkojnë tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Disa sondazhe thonë se Erdogani, politikat e të cilit nuk janë të padiskutueshme për të gjithë, mund të humbasë nëse opozita arrin të konkurojë me një kandidat të vetëm. Kjo çështje është ende pezull. E ashtuquajtura Tavolina e të gjashtëve, që ka të bëjë me gjashtë partitë opozitare që janë bërë bashkë, nuk e ka bërë ende të ditur kandidatin ose kandidatët deri tani. Tavolina e të gjashtëve kërkon të kthejë sistemin parlamentar dhe të vendosë kufizime për pushtetin e presidentit, i cili është shtuar shumë nën Erdoganin, ndihmuar nga ndryshimet e mëdha kushtetuese të bëra në vitin 2018.

Ndryshe nga besimi i përhapur shumë, edhe në vetë Turqinë, vendi ka ende institucione demokratike funksionuese, që sigurojnë deri në një farë mase zgjedhje të lira dhe të ndershme. Viti 2019 dha një sinjal shprese për ata që dëshirojnë të shohin një qeverisje tjetër: Në zgjedhjet lokale, kandidatët e opozitës fituan kundrejt kandidatëve të AKP, në dy qytetet më të mëdha të vendit, në Stamboll dhe Ankara. Kjo tregon se Turqia ka ende institucione demokratike që funksionojnë dhe zgjedhjet mund të fitohen aktualisht nga kundërshtarët e atyre që ndodhen në pushtet, gjë që nuk ndodh në regjime të tjera autoritate, si përshembull Rusia.
Por a ka opozita vërtet shanse të fitojë zgjedhjet e qershorit? Sipas Adarit, opozita ka mundësinë të prezantohet tani si alternativë e besueshme dhe e fortë kundër partisë në pushtet, sidomos po të kesh parasysh “rritjen e zemërimit shoqëror përballë krizës qeveritare, shoqëruar me krizën e thellë ekonomike dhe keqësimin e marrëdhënieve midis elitave dhe aleancës në pushtet në Turqi.”
Por, që të ketë ndryshime pushteti duhet që zgjedhjet të jenë të ndershme. “Për të fituar zgjedhjet, [opozitës i duhet fillimisht] të krijojë […] siguri në qendrat e votimit,” thotë Adar.

Po sikur Erdogani të humbasë?

Por çfarë rruge do të marrë Turqia nëse pushteti kalon në duar të tjera? AKP është krenare për zhvillime të caktuara si për shembull suksesin ndërkombëtar të droneve të prodhuara në Turqi, dronet Bayraktar TB-2. Turqia ka bërë plane që të prodhojë avionët e vet luftarakë si dhe makinat elektrike. Çfarë do të ndodhë me këto projekte nëse në pushtet vjen opozita?

Sipas Adarit, një qeveri e re do jetë në gjendje jo vetëm që të vazhdojë me këto projekte por edhe t’i zhvillojë ato më tej në aspektin praktik dhe demokratik. “Aspiratat për të krijuar një industri mbrojtëse vendase dhe në përgjithësi një ekonomi që të mbështetet tek risitë teknologjike dhe të rejat e fundit ka shumë mundësi që të vazhdojnë edhe nën një qeveri tjetër,” thotë ajo.
“Një qeveri tjetër, sidoqoftë, ka shumë mundësi që të jetë më realiste dhe më e kthjellët në vlerësimin e aftësive të Turqisë, dhe marrëdhëniet midis industrisë së mbrojtjes dhe politikave të jashtme do të institucionalizohen më mirë, do të rregullohen dhe do të jenë më të përgjegjëshme se deri tani.”

Ku është e ardhmja e Turqisë?

Duke pasur parasysh zhvillimet aktuale të Turqisë, mund të thuhet se e ardhmja europine e vendit është e pasigurt.
Viti 2023 është vit vendimtar si për Turqinë edhe për marrëdhëniet Turqi- BE, thotë Cigdem Nas, sekretarja e përgjithshme e Fondacionit për zhvillim ekonomik me qendër në Stamboll, instituti kryesor që merret me marrëdhëniet Turqi- BE.
“Nëse fiton opozita, ajo do të përqëndrohet më shumë tek kthimi i sistemit parlamentar, dhe ky proces përfshin gjithashtu agjendën demokratike. Me një skenar të tillë, ne mund të presim rivitalizimin e perspektivës europiane të Turqisë,” thotë ajo.
Nas thekson se kthimi i mundshëm i një agjende të reformuar BE-je në periudhën e paszgjedhore “mund të sjellë përshpejtim të përmirësimit të marrëdhënieve Turqi-BE, me anë të modernizimit të bashkimit doganor, dhe koordinimit më të madh në tregti, energji, politika të jashtme siguri dhe politika emigracioni.”
Ajo thotë se njeriu duhet të jetë realist: “Duke mos pasur asnjë ndryshim të rëndësishëm në agjendën e Turqisë për BE-në, përpjekjet për të zhvendosur raportet nga perspektiva e një vendi kandidat në një partnership bazuar tek interesat do të bëhen më të dukshme.”

Turqia mbetet e rëndësishme

Turqia mund të mos jetë anëtar i klubit, megjithatë mbetet partner i rëndësishëm, partner i privilegjuar. Nas thotë se “Pavarësisht ngrirjes së bisedimeve të antarësimit në BE, Turqia mbetet pjesë e arkitekturës së zgjeruar europiane duke qenë partner i rëndësishëm për sigurinë europiane.”
Turqia është pjesë e krahut juglindor të NATO-s dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda Aleancës, duke e kthyer këtë vend në krijues të rëndësishëm sigurie. Sidomos në kushtet aktuale, kur NATO kërkon të ketë unitet maksimal për të përballuar agresorët e mundshëm si Rusia dhe Kina, askush në aleancë nuk do të donte humbjen e një anëtari kaq të rëndësishëm.
Ndërkohë që nuk duket që agresioni rus kundër Ukrainës të marrë fund, roli i Ankarasë si mediator, rol me të cilin ka pasur disa suksese deri tani, pritet të sjellë frute diplomatike për Turqinë, në vitin elektoral 2023./DW



Ju sugjerojmë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Para
Kaluan festat në atdhe, fluks emigrantësh në dalje në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Kaluan festat në atdhe, fluks emigrantësh në dalje në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Vrau veten në burg, 26-vjeçarja shqiptare i shkroi Maria de Filippit: Dua të rinis jetën

Vrau veten në burg, 26-vjeçarja shqiptare i shkroi Maria de Filippit: Dua të rinis jetën

Vrasja e 31 vjeçarit në Prizren, si nisi sherri. Detaje të reja

Vrasja e 31 vjeçarit në Prizren, si nisi sherri. Detaje të reja
















TE FUNDIT

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com