Policia turke ka arrestuar mëngjesin e sotëm qindra persona të dyshuar si anëtar të grupimit militant të Shtetit Islamik.
Ky ishte operacioni më i madh deri tani kundër ISIS që pas sulmit në Stamboll në natën e Vitit të Ri.
Agjencia e lajmeve Anadolu raportoi se në gjithë vendin janë arrestuar 400 persona, nga të cilët një pjesë e mirë ishin të ardhur.
Gjatë vitit 2016, në Turqi kanë humbur jetën rreth 400 persona në sulme terroriste, disa prej tyre të kryera nga ISIS./opinion.al