Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Turpi” i Jonidës na çnderoi si shoqëri…

2016/08/17 at 5:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Turpi” i Jonidës na çnderoi si shoqëri…

Nga Alteo HYSI-


Lajmi se 29 vjeçarja Jonida Çanaku ishte mbytur nga një 65 vjeçar  me të cilin kishte një lidhje dashurie prej tre vitesh, është i rëndë dhe padyshim ka një ndjeshmëri të lartë, për natyrën e historisë dhe formën e krimit.

Akoma më të rënda dhe tronditëse ishin pamjet e publikuara që vërtetonin se Jonida ishte torturuar si të ishte kafshë, e lidhur me këmbë e duar, me spango në fyt dhe shenja dhune. Kjo është makabre, një zot e di se ç’dramë e rëndë psikologjike, shkaktuar nga xhelozia, e ka shtyrë 65 vjecarin ti marrë jetën pa të drejtë një vajze të re.

Por po aq çnjerëzore është ta vrasësh për të dytën herë viktimën duke e përçmuar, lënë vetëm në ditën e funeralit. Në fshatin Kryekuq të Divjakës, aty ku ajo kishte jetuar për 29 vite, e përcollën vetëm 25 persona.

Patën turp ta përcillnin një vajzë që shkonte me një burrë të martuar, pa kuptuar se e zhytën veten në një turp më të thellë, edhe neve bashkë me ta, shoqërinë tonë si e tërë. Koka e ulur nga turpi i familjarëve për jetën që kishte bërë  Jonida, na nxorri hapur te një e vërtetë, pjesë e jona:  atë se sa mesjetar është mentaliteti në këtë vend.

Dhe kjo nuk është vetëm çështje e mendësisë tipike  të provincave, ku ajo se çfarë mendon dynjaja është më e fortë se liria për të zgjedhur të bësh jetën që do. Është diçka më e thellë, është vënia e “moralit”, “turpit” në majë të hierarkisë së vlerave të jetës, kur jo vetëm nuk e dimë çfarë është realisht morali dhe turpi, por e interpretojmë atë mbrapsht.

Në shoqërinë shqiptare, “morali” bëhet më i rëndësishëm se sa jeta. Më e hidhët akoma është pavetëdija  rreth konceptit moral.

Është gracka e një mendësie të prapambetur ta gjykosh jetën dhe zgjedhjet e Jonidës, por është turp, turp më i madh se sa ai që i veshin Jonidës, ta lësh atë të shkojë gati e vetme në banesën e fundit. Më shumë se turp, edhe zhveshje, edhe hapje drejt një plage që në këtë vend ka marrë erë prej kohësh dhe nuk mund ta mbyllë dot askush:  Injoranca kolektive, gjykimi i nxituar, qorr, udhëhequr nga status-quo sociale të ngurta, trashëguara gabimisht, si përcaktuese të jetës së çdo brezi. Të njëjtat para/gjykime që legjitimojnë se shoqërimi i Jonidës me një burrë 36 vjet më të madh se vetja është turp, e ndaj ajo nuk meriton të nderohet ditën e varrimit.

Kjo histori, braktisja e Jonidës nga fshatarët e zonës ka padyshim brenda dozën e vet të injorancës që ka kapluar këtë vend. E njëjta injorancë që s’di të bëjë dallimin midis moralit dhe normës, s’di të ndajë kufirin mes normave sociale dhe hipokrizisë.  Shenjë e kësaj të fundit është situata në fshatin tjetër, në Krutje të Siperme, ku Sokrati u përcoll si hero. Banorët e fshatit e qanë, e nderuan, e ngritën lart duke e cilësuar burrë të mirë, zotni, zemërmadh, bamirës me fermerët, a thua se krimi horror që kreu nuk e kish cënuar fare, as fare figurën e tij.

“Turpi” i banorëve që refuzuan ti hidhnin një grusht dheu Jonidës, nuk është thjesht turpi i Jonidës, është turpi ynë, i përbashkët, që na e vë litarin në grykë për të kuptuar se në ç’kënetë të qelbur hipokrizie, injorance, mungese dëshire por edhe pamundësie për emancipim, lajthitje kolektive jemi zhytyr. Kjo shoqëri mesjetare që vishet me “armani” falsë dhe mban çanta “versaçe” të kopjuara, ka frikë nga ndryshimi i ideve, nga përmbysja e mendësive që cënojnë deri edhe jetën vetë.

“Turpi” i Jonidës na çnderoi të gjithëve si shoqëri! Na hoqi nga vetja një barrë, hipokrizinë kolektive të veshur me fjalën nder! U desh të vritej një vajzë që të dilte lakuriq raporti i shtrembër që kemi si shoqëri me moralin. Na e përplasi në sy “nderin” fals pas të cilit fshihemi.

Doni të shini nivelin e emancipimit të një vendi? Mos e shihni nga biznesmenët që ka, nga luksi që ka, nga dritat që vezëllojnë qyteteve, nga seks-simbolet e ekranit, por nga mënyra se si njerëzit e trajtojnë njëri tjetrin. Nga fryma me të cilin rriten brezat e rinj në familje, nga mentaliteti që përcakton stile të jetesës, raportet me jetën njerëzore, rëndësia që i jepet kësaj të fundit përballë mentalitetit.

Mënyra si e trajtuan Jonidën dhe Sokratin, “kurvën” dhe “zotninë”, është treguesi i mentalitetit regresiv ku jemi zhytyr, që herët a vonë do të shpërthente diku.

Etiketa: historiaJonida Canakuturpi


Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Para

Ja emrat e rinj të "Dance with Me"

Kapet terroristi kosovar në Vlorë, reagon xhamia: Po na prishet imazhi

Kapet terroristi kosovar në Vlorë, reagon xhamia: Po na prishet imazhi

Aksident i rëndë në Francë, përplaset treni

Aksident i rëndë në Francë, përplaset treni

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com