Aktualitet

“Turp të kesh”/Meta reagon për rastin e Manjolës:Mjaft bulizmit qeveritar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 10/09/20 |
Al Do

Pas denoncimit të Partisë Demokratike për rastin e zonjës Manjola Cakoni, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti kërkon që ndaj zonjës të tregohet solidaritet dhe jo “bulizëm qeveritar”.

“MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme! Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë! Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!”, shkruan presidenti Meta.

Partia Demokratike ka publikuar sot një intervistë me zonjën Manjola Cakoni, e cila ka treguar se ka marr një telefonatë nga Kryeministria, ku dikush që i është prezantuar se ishte Edi Rama i  është drejtuar me fjalët: Turp të kesh. /Opinion.al

 

Pas