Këtë të Dielë, një protestë pro-palestineze u zhvillua mbi Urën e Sydney Harbour në Australi, pas autorizimit të saj nga Gjykata e Lartë vetëm një ditë më parë, në atë që organizatorët e quajtën një vendim “historik”.
Konkretisht, BBC shkruan se dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në Marshimin për Njerëzimin të Dielën, pavarësisht shiut të madh dhe shumë prej tyre mbajnë pankarta me mesazhe drejtuar politikanëve që të ndalojnë luftën.
Siç raportohet mes protesuesve ishte dhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ndërsa të tjerë pjesëmarrës të njohur ishin deputeti federal Ed Husic dhe ish-kryeministri i NSW-së Bob Carr.
“Turp, turp Izrael, turp, turp SHBA,” brohorisnin turmat. “Çfarë duam? Ndërprerje të luftës. Kur e duam? Tani!”
Shumë familje, shumë prej tyre me foshnja të vogla, dolën për të mbështetur demonstratën paqësore. Përballë tyre, të vendosur përgjatë urës, ishin efektivë policie.