Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turneu në Preshevë/ Duka: Të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

2025/07/29 at 3:05 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turneu në Preshevë/ Duka: Të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.

Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit, Presidenti Duka mbajti një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme në këtë turne.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tregoi se vizita e parë në Luginën e Preshevës ishte mjaft emocionuese dhe se qëllimi i këtij turneu është të promovojë futbollin dhe të motivojë fëmijët të luajnë futboll.

Ai falënderoi organizatorët për bashkëpunimin si edhe kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës ndërsa tha se në të ardhmen mund të ketë edhe projekte të reja.

‘Për mua është kënaqësi dhe emocion që jam sot këtu. Qëllimi i FSHF-së, objektivi i saj është motivimi i fëmijëve kudo që ato jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik përveç se të promovojë futbollin.

Futbolli ka vetëm një gjuhë, atë sportive, të topit, të golit dhe respektin për shokët, kundërshtarin, për lojën dhe për veten. Nëpërmjet lojës ne duam të  krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe të edukojmë sa më mirë fëmijët tanë kudo që ata jetojnë.

Dua të falënderoj iniciatorët dhe organizatorët, stafin e FSHF që ka bashkëpunuar për ta bërë sa më mirë, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës për angazhimin dhe mbështetjen. Mund ta konsideroj fillimin e një organizimi të ri.

Në bisedat që kemi bërë me të gjithë aktorët e futbollit në Luginë, do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.

Diskutimet me kryetarët e komunave në Preshevë dhe Bujanoc – I falënderoj për pritjet kryetarët bashkë me stafet. Edhe në takimet që kishim e theksova që ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të krijojmë aq sa kemi mundësi kushte më të mira për të luajtur futboll.

Dhe besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.

Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Çfarë mund të bëjmë ne për t’i mbështetur. Besoj se do të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu jo vetëm për infrastrukturë, por edhe për të edukuar trajnerë, për mbështetje me uniforma sportive dhe topa’, u shpreh Duka.

Ju sugjerojmë

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

19 Gusht, 2025 10:35 pm
Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Gusht, 2025 10:12 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

19 Gusht, 2025 9:56 pm
OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
Rajoni

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

19 Gusht, 2025 9:33 pm
“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
Bota

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

19 Gusht, 2025 8:43 pm
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 Gusht, 2025 8:22 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

19 Gusht, 2025 8:03 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Para
Akuzat e SPAK/Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord! Nënën ma quajtën ‘pastuese’..

Akuzat e SPAK/Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord! Nënën ma quajtën ‘pastuese’..

Holanda u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

Holanda u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com