Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turizmi për mjekim në Gjermani në krizë

2022/11/01 at 8:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Turizmi për mjekim në Gjermani në krizë

Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë lënë gjurmë edhe në turizmin për mjekim në Gjermani. Fundi i kësaj dege? Cilat janë shkaqet për krizën?

Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin për mjekim. Kërkohen jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i sëmundjeve komplekse që tejkalojnë mundësitë e kujdesit ndaj pacientëve në vendet e tyre.

Fushat më të kërkuara mjekësore janë ortopedia, mjekësia interne, kardiologjia dhe kirurgjia. “Sidomos në rastin e sëmundjeve të rralla, pacientët kërkojnë trajtimin më të mirë, i cili më pas mund të kombinohet me një udhëtim në Gjermani. Trajtimi në Gjermani ka edhe arsye prestigji”, thotë Mariam Asefi, shefe e departamentit të kërkimit në fushën e turizmit për mjekimin në Bon-Rhein-Sieg.

Arsyet që ndikojnë në uljen e numrit të trajtimeve në Gjermani janë gjithashtu edhe çmimet e naftës, mungesa e stabilitetit të monedhës si dhe zhvillimet reale të pagave, thotë Asefi për DW.

Turizmi për mjekim në rritje në mbarë botën

Udhëtimet për shërbimin mjekësor janë në rritje në mbarë botën si rezultat i globalizimit. Rreth 30 vende janë të përfshira në këtë fushë, ndër to edhe SHBA, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Turqia, si më të njohurat në këtë drejtim. Gjermania ka qenë gjithashtu një nga destinacionet kryesore të këtij lloj turizmi për shumë vite dhe konsiderohet të jetë relativisht e lirë. Në vitin 2020, në Gjermani u trajtuan mbi 65.000 pacientë të huaj nga 177 vende. Nga vendet evropiane, shumica e pacientëve vinin nga Polonia (mbi 10.000) dhe Holanda (pothuajse 6.000). Shumica e pacientëve jashtë BE-së vinin nga Rusia (më shumë se 2.000), Ukraina (rreth 1.400) ose Arabia Saudite (pothuajse 500).

Zvoglimi i numrit të pacientëve nga Rusia

Pavarësisht reputacionit të Gjermanisë si një destinacion kryesor për trajtim mjekësor, kërkesa për klinika gjermane në radhët e pacientëve ndërkombëtarë ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Mariam Asefi sheh një rënie veçanërisht te pacientët rusë. Në vitin 2020, numri i tyre ra me 34 për qind. Pas pandemisë, kërkesa për trajtim nga vendet e tjera, veçanërisht vendet e BE-së dhe disa vende arabe, u rrit sërish, por jo aq sa për të mbushur boshllëkun që ka lënë mosardhja e pacientëve rusë.

Spitalet e ndjejnë këtë qartë. Për shembull, Spitali Universitar i Freiburgut, i cili ka një departament të posaçëm për pacientët nga vendet jashtë BE. Edhe këtu, numrat kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin. Në vitin 2021, rreth 800 nga rreth 90.000 pacientët e spitalit u trajtuan në këtë departament. Për krahasim: Në vitin 2020 ishin ende 1070. Shumica e tyre vinin nga Ukraina, një e katërta e pacientëve vinin nga Rusia.

Pavionet ndërkombëtare do të shuhen?

Edhe para pandemisë, disa klinika i kthyen shpinën turizmit për trajtim mjekësor. Një zëdhënës i Spitalit Universitar Düsseldorf (UKD) tha për DW se ata nuk kanë kërkuar në mënyrë aktive pacientë nga vendet e tjera për disa vite. Të ardhurat nga kjo fushë veprimi nuk janë më të rëndësishme si dikur. Turizmi për trajtim mjekësor nuk është më një fushë strategjike për UKD.

Diçka e ngjashme mund të vërehet edhe në klinikat e Berlinit Vivantes. Zona “Vivantes International Medicine”, e cila ishte krijuar posaçërisht për pacientët e huaj, është mbyllur më 31 mars të këtij viti, sepse kërkesa po binte dhe mbajtja e saj nuk kishte më leverdi financiare. Më pak se 1.000 pacientë jashtë BE-së u trajtuan në vitin 2020, kryesisht nga Rusia dhe vendet arabe. Në vitet 2016 deri në 2019 kishte rreth 1.200 pacientë.

E ardhmja e pasigurt

Pavarësisht reputacionit të mirë të klinikave gjermane në mbarë botën, turizmi për trajtimin mjekësor në Gjermani është në krizë. Është e paqartë se deri në çfarë mase kjo fushë mund të ripërtërihet nga pandemia corona dhe lufta e Ukrainës në vitet e ardhshme. Megjithatë, Mariam Asefi beson në këtë mundësi. “Unë jam një mbështetëse e turizmit për trajtim mjekësor, edhe për Gjermaninë. Sidomos në kohët e globalizimit,” thotë ajo./DW

Ju sugjerojmë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Para
Akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare në Greqi, arrestohet 45-vjeçari shqiptar

Akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare në Greqi, arrestohet 45-vjeçari shqiptar

Rama: Shumë shpejt satelitët do të pasohen nga dronët e armatosur

“O Zot të qash a të qeshësh“, Rama: Kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale

Arrestimi i Spartak Dyrmishit/ Policia shqiptare: U dorëzua me dëshirë te pala greke

Arrestimi i Spartak Dyrmishit/ Policia shqiptare: U dorëzua me dëshirë te pala greke

TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com