Aktualitet

Turizmi kërkesë qeverisë: Dy opsione, që të shpëtojmë nga falimentimi


               Publikuar në : 08:44 - 28/03/20 |
el ida

Situata që ka krijuar globalisht Covid-19 ka prekur Shqipërinë në një sërë sektorësh, por sidomos efekti pritet të ndihet tek turizmi.

Unioni Turistik Shqiptar vlerëson se nëse ky sektor nuk mbështetet me politika të veçanta do të shkojë drejt falimentimit. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe firmosur nga kreu i Unionit, Rrahman Kasa, nënvizohet se aktualisht rezervimet për muajt prill, maj, qershor janë zero dhe jepen dy opsione për mbështetjen e sektorit.

Dy opsionet për mbështetjen e sektorit

Shoqatat e turizmit vlerësojnë se në kushtet aktuale ka nevojë për mbështetje konkrete me një paketë të dedikuar për sektorin. Në varësi të ecurisë së situatës Unioni në kërkesën drejtuar kreut të qeverisë ka sjellë në vëmendje dy opsione që mund të aplikohen si mbështetje.

“Për të shpëtuar këtë Industri nga falimentimi i plotë, si e vetmia shpresë për një kthesë të shpejtë ekonomike të vendit ne përfaqësuesit e këtij komuniteti propozojmë që të merrni një paketë masash të dedikuara këtij sektor

OPSION 1

Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore për një periudh 3-6-mujore
Këste zero të pagesës së Tatim Fitimit për minimum 3 muaj në vazhdim
3- Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të Sektorit të Turizmit
Zhvlerësimin e taksës së pronës për vitin 2020
Mosaplikimi i taksës vendore për vitin 2020
OPSION 2

Duke mirëkuptuar situatën financiare të Qeverisë dhe duke shpresuar që situata e krijuar të kalojë brenda dy muajsh dhe të planifikojmë që bizneset e turizmit të fillojne shërbimin më 1 QERSHOR dhe rikthimit në një normalitet të jetës.

Propozojmë që për muajt qershor-korrik-gusht-shtator të mos paguajmë taksa dhe tatime. Nëse nuk keni mundësi që të na jepni tani mos na merreni në sezon në mënyrë që të rikuperojmë humbjet e shkaktuara tani.

1) Të shmangen SIGURIMET e punonjësve për 4 muaj të sezonit veror

2) Të mos aplikohen TAKSAT VENDORE taksa e E PRONES

3) Pezullimin e pagesës së Tatim Fitimit

Kompanitë/turoperatorët outgoing-të cilët merren me dërgimin e klientëve me udhëtime masive charter në Turqi-Egjipt-Greqi të cilët kanë hapur shitjet prej 1 janarit 2020 dhe kanë bërë shitje me çmime promocionale me kushte të pakthyeshme dhe kanë bërë gjithashtu shumë më tepër parapagime për strukturat e hotelerive dhe kompanive chartuese-pra gjendja e tyre floë është për momentin negativ.

Në të gjitha tregjet europiane kanë nxjerrë një eksperiencë dhe e njohin mirë këtë si problem shumë sensibilizues kanë dalë në mbështetje ligjore të këtyre strukturave me një moto “Mos kancelo, merr voucher dhe përdore në një vit kalendarik në bazë të datës së nisjes”.

Kjo kërkon mbështetje ligjore në të kundërt do të ketë pasoja shumë të ndjeshme të turoperatorëve dhe agjentëve të udhëtimit pasi do të krijojë problem social. Prandaj kërkohet një suport ligjor në mbrojtje të strukturave/torperatorëve outgoing me vendim të Këshillit të Ministrave.

Duke qenë koshient për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi ne e konsiderojmë bashkëpunimin qeveri-biznes si të vetmen alternativë për t’i bërë ballë kësaj situate dhe mendojmë se kërkesat tona kërkojnë vlerëim të menjëhershëm në mënyrë që të shpëtojmë këtë sektortë rëndësishëm të ekonomisë sonë nga falimentimi i plotë” thuhet në kërkesën zyrtare drejtuar kreut të qeverisë./Burimi: Monitor

Pas