Artion Vreto drejtues i Sky Sports Albania thotë se gjatë sezonin veror të këtij viti Shqipëria është vizituar me më shumë vizitorë se vitet e kaluara, por kanë konsumuar më pak në vendin tonë.
Në emisionin “Opinion” Vreto tha se muaji korrik ishte më i keqi përsa i përket numrit të turistë, piku i qytetarëve nga vendet e tjera që zgjodhën të pushojnë në vendin tonë u arrit në muajin gusht, ndërsa edhe shtatori i ka kaluar pritshmëritë.
Vreto foli edhe për çmimet duke theksuar se në vendin tonë në fillim të sezonit çmimet janë normale, në pikun e sezonit ka rritje, ndërsa në mbyllje të tij çmimet ulen.
“Numri i turistëve ka qenë më i lartë konsumi më i ulët krahasuar me vitet e tjera. Duke patur parasysh edhe kushtet atmosferike. Për mua korriku ka qenë shumë i keq, me erë dhe dallgë dhe numri i njerëzve ishte më i ulët. Gushti pati rikthimin e vet, ndërkohë pati dh enjë shtator shumë të mirë. Unë jam shumë i kënaqur. Gjithmonë ka politik çmimesh, e nisin me të ulëta, ngrihen në pikun dhe ulen prapë në shtator. Kjo është një zgjedhje që njerëzit duhet ta bëjnë, nuk kanë pse plasen të gjithë në gusht”,-tha Vreto.

















