Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turizmi/ BB jep 71 milionë USD për 4 qytete në Jug të Shqipërisë

2016/11/16 at 12:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turizmi/ BB jep 71 milionë USD për 4 qytete në Jug të Shqipërisë

Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të Bankës Botërore miratoi sot një financim prej 71 milionë USD për projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.

Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun e Shqipërisë.

“Ky projekt do të ruajë burimet e mrekullueshme natyrore të Shqipërisë dhe pasurinë e saj të çmuar kulturore duke e bërë turizmin më konkurrues,” tha Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Ky projekt do të krijojë vende të reja pune për shqiptarët dhe do të nxisë rritjen ekonomike lokale duke mbështetur rigjenerimin urban dhe turizmin e qëndrueshëm”.

Projekti do të përfitojë nga eksperienca dhe ekspertiza globale e Bankës për të mbështetur katër qendra turistike në jug të Shqipërisë. Këto zona përfshijnë dy qendra të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga UNESCO – Gjirokastrën dhe Beratin, Sarandën (si portë hyrëse e turizmit për rajonin jugor, dhe Butrintin, qendrën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO) dhe Përmetin, i cili lidh rrjetin e turizmit të Shqipërisë së jugut me zemrën e Ballkanit.

Projekti shtrihet në një zonë të populluar nga 84.000 banorë ndërkohë që jugu i Shqipërisë llogaritet të vizitohet nga 300.000 turistë në vit. Aktivitetet e projektit do të përfshijnë përmirësime urbane dhe infrastrukturore, restaurim të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e produkteve dhe tregut turistik.

“Investimet e projektit do t’i bëjnë më tërheqëse këto katër bashki për vizitorët dhe investitorët privatë, si dhe do të rrisin mundësitë e njerëzve për të gjeneruar të ardhura. Përfituesit kryesorë janë banorët e këtyre bashkive dhe turistët, të cilët do të përfitojnë në mënyrë direkte nga shërbimet e përmirësuara të infrastrukturës urbane dhe ato turistike,” thanë Paula Restrepo dhe Shaun Mann, Drejtues të projektit të Bankës Botërore.  /ATA

Etiketa: Banka BoterorefinancimTurizmi

Ju sugjerojmë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Para
Foto/ Bleona apo Kylie Jenner, kush kopjoi kë?!

Foto/ Bleona apo Kylie Jenner, kush kopjoi kë?!

Foto/ Capital T ironizon Noizyn dhe ferrarin e tij

Foto/ Capital T ironizon Noizyn dhe ferrarin e tij

Foto-lajm/ Emily Ratajkowski e bën sërish!

Foto-lajm/ Emily Ratajkowski e bën sërish!

TE FUNDIT

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
29 Tetor, 2025

Ish-ylli i Manchester City dhe Real Madrid, Robinho, ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu, prej kohës filloi...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
29 Tetor, 2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Vendimi i datës 27 tetor 2025, mban firmën...

Lexo më shumë

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
29 Tetor, 2025

Rreth 130 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com