Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos në Greqi, ku një turiste polake ka lindur në një tualet hoteli dhe më pas foshnja e sapolindur ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të mediave greke bëhet fjalë për një 26-vjeçare nga Polonia, e cila kishte vizituar Rodosin për pushime. Mësohet se turistja e cila ka lindur në tualetin e dhomës së hotelit ku po qëndronte për pushime, e ka humbur foshnjën e saj menjëherë pas lindjes.
Ndërkohë mjeku ligjor tashmë është vënë në dijeni, ndërsa autoritetet që ndodhen në vendngjarje kanë rrethuar tashmë zonën dhe po kryejnë hetime në dhomën e saj./Opinion.al