Një grua rreth 40 vjeç është vetëhedhur nga kati 6 i dhomës ku po qendornte, tek “Hotel Tirana”. Në fillim situata nuk ishte e qartë nëse kishim të bënim me një rënie aksidentale apo tentativë vetëvrasje, por tani policia e ka qartësuar duke thënë se: Turistja e huaj u hodh nga kati i gjashtë. Po sipas policisë ajo ka rënë në verandën e katit të tretë të 15-katëshit.
“U hodh nga kati i 6-të i dhomës që kishte prenontuar dhe ra mbi tarracën e hotelit që ndodhet në katin e tretë të tij”, thotë policia.
40-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike. Identiteti i saj dhe shkaqet që e çuan në këtë veprim ekstrem ende nuk dihen.
Ndërkohë në dhomën e saj është gjetur një letër ku shkruan: “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i përdorin njerëzit që kanë nevojë”.
Mësohet se gruaja kishte pirë alkool pa fund, siç duket edhe në fotot e publikuara nga Panorama.
/Opinion.al