Dy turistë gjermanë nuk kanë mundur të vijojnë më ecjen e tyre në zonën e quajtur “Curraj i Epërm” për shkak të lodhjes dhe errësirës.
Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë në terrenin e thepisur, policët bënë të mundur gjetjen e tyre dhe më pas i transportuan me helikopter drejt Tiranës.
Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit.
Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.