Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Milano për takimin me diasporën në Itali.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri është nisur drejt pallatit të sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, ku edhe do të mblidhen emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë.
Pallati i sportit “Maria Piantanida” në qytezën e Varezes, pranë Milanos është mbushur plot me emigrantë shqiptarë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë që ky është takimi i dytë që Edi Rama zhvillon me shqiptarët e diasporës.