Për disa çifte viti i shtatë i lidhjes mund të shihet me skepticiëm pasi konsiderohet si viti i krizës, por për Orinda Hutën dhe Turjan Hyskën, ky numër është ai i vendimit të madh. Revista “Story” shkruan se çifti i njohur në fshehtësi të plotë kanë caktuar në mënyrë të papritur datën e martesës, që do të jetë vitin që vjen, në 2017-ën. Madje ata kanë nisur që tani përgatitjet, pasi po kujdesen që detajet të jenë perfekte për të ftuarit VIP. Burime të sigurta pranë çiftit kanë thënë për “Story” se çifti po punojnë për detajet e dasmës që do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen.