Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë, në kuadër të turit Ballkanik, ku është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Rama pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, por ende nuk ka konfirmim nëse do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Në aeroportin e Prishtinës Rama është pritur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, Rama ishte në Shkup, ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për shtyp./Opinion.al