Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të zhvillojë një vizitë në Tiranë në kuadër të turit të tij 3-ditor në Ballkan. Donald Tusk pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Qëllimi i vizitës së Tusk në Tiranë është përgatitjet për samitin BE – Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 Maj.
Presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë edhe Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin në kuadër të turit Ballkanit.
Ndërkohë, ditën e mërkurë Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Gjermanisë ku do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.