Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tuneli i Llogarasë, PD: U kushtoi shqiptarëve 28 milion euro për kilometër

2024/08/10 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tuneli i Llogarasë, PD: U kushtoi shqiptarëve 28 milion euro për kilometër

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet dhe abuzimet që janë bërë në ndërtimin e tunelit të Llogarasë, i cili u kushtoi shqiptarëve 28 mln euro për kilometër.

Përmes një deklarate, PD i referohet herë denoncimit të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe herë KLSH-së.

PD thekson se fituesi i projektit u shpall i tillë në mungesë të garës pra pa asnjë konkurrent tjetër prezent të kualifikuar.

Ndër të tjera thuhet se zbatimi i punimeve u krye nga një kompani shqiptare dhe nuk dihet në çfarë cilësie.

“Pasi konsorciumi i kontraktuar realizoi projektin e ndryshuar, u shpall tenderi i parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” për të cilin kompania shqiptare me inicialet GJ.K… u rendit në vend të parë me ofertën më të ulët sipas deklarimeve edhe të ish nr 2 të Qeverisë.

Procedura u rishpall për herë të dytë duke konkluduar me fituesin dhe kontratën e lidhur më 8 Nëntor 2021 me bashkimin e operatorëve përbërë nga dy kompani turke. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI and ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me përfaqësues Abdulkadir Kart ky i fundit ish deputet në parlamentin turk dhe një mik i ngushtë i presidentit Erdogan”.

AK MIE nuk vlerësoi procedurën sipas ofertës me çmimin më të ulët por sipas ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto.

Fituesi u shpall i tillë në mungesë të garës pra pa asnjë konkurrent tjetër prezent të kualifikuar.

AK MIE shpalli fituesin duke krijuar dyshime të arsyeshme të mungesës së paraqitjes së licensës profesionale të ekivalentuar për operatorët e huaj, shërbim i cili nga 1 Janar 2020 ofrohej vetëm elektronikisht në portalin e-albania kundrejt afatit 38 ditë ndërkohë që afati i pregatitjes dhe dorëzimit të ofertave ishte 35 ditë nga shpallja. (shpalla e tenderit 24 Qershor hapja e ofertave 28 Korrik)

Zbatimi i punimeve u krye nga një kompani shqiptare dhe nuk dihet në çfarë cilësie…

AK MIE në publikimin e njoftimit të kontratës së nënshkruar në buletinin nr167, dt 22 Nëntor 2021, nuk ka plotësuar formatin sipas standartit të kërkuar dhe as ka njoftuar ndonjë nënkontraktor në këtë publikim as emër dhe as adresë por vetëm ka shënuar të dhënat e konsorciumit turk në cilësinë e kontraktorit.

Nëse ky subjekti shqiptar që ka marrë pjesë në zbatimin e punimeve ishte nënkontraktor atëherë nënkontraktimi duhet të ishte i deklaruar që në dorëzimin e ofertave në zbatim të dokumentave të tenderit Shtojca 8 , Formulari i vetëdeklarimit pjesa 1 pika B : DEKLARATË Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik si dhe dhe LPP neni 126 pika 1 dhe VKM neni 89.

Ish nr 2 i qeverisë Rama deklaroi se kompania shqiptare zbatoi kontratën për ndërtimin e tunelit të llogarasë në masën 100% dhe kontraktori turk nuk u investua fare në këto punime ndërtimore.

Nëse kjo ka ndodhur është shkelje e të paktën nenit 126 pika 2 të LPP dhe nenit 89 të VKM resektive pë rregullat e prokurimit publik ku ndër të tjera shkruhet:

Shtesa prej 50 Milion eurosh:

Deponimet e ish nr.2 të qeverisë Arben Ahmetaj vërtetohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në të cilin citohet se ZVK Balluku me anë të Aktit normativ nr.17 dt 1 Dhjetor 2022 dhe aktit normativ nr.19 dt 29 dhjetor 2022, miratoi ndryshime në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 50 milionë euro ministrisë që drejtonte vetë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara”, thuhet në deklaratë.

Ju sugjerojmë

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Para
Në gjendje të dehur tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë, shkon në 70 numri i të arrestuarve

Në gjendje të dehur tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë, shkon në 70 numri i të arrestuarve

Qëlloi me automatik në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Qëlloi me automatik në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Rama publikon videon/ Të rinjtë italianë zgjedhin Shqipërinë

TE FUNDIT

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
23 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit. Ai foli për Paqen Fiskale, ku tha...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com