Tuna dhe Patrisi ka disa muaj që janë bërë prindër. Tuna solli në jetë djalin të cilin çifti simpatik e pagëzuan me emrin Tian.
Ajo tashmë i është përkushtuar tërësisht familjes, duke lënë kështu anash dhe projektet muzikore, ku ai i fundit mbetet “Duam” këngë pjesëmarrëse tek festivali “Kënga Magjike”.
E sot, ajo ka nxjerr jashtë djalin e saj në këto temperatura të ulëta.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet Tiani i buzëqeshur, e që po duket kopje e babait të tij, Patrisit.