Para disa ditësh , Mozzik dhe Loredana, sollën për publikun bashkëpunimin e tyre të parë.
Kënga me titull ‘Bonnie & Clyde’ arriti të marrë më shumë se tri milionë klikim për pak ditë. Kënga kryeson në vendin e parë në top listat gjermane dhe shqiptare .
Për të mbeshtetur ciftin kënga u shpërnda nga shumë artistë të tjerë shqiptarë , por Tuna duket se e admiroka ciftin .
‘I admiroj çiftet të cilat punojnë bashkë, ky është art. Kaq bukur’, shkroi Tuna mbi një fotografi të shkëputur nga klipi i Loredanës dhe Mozzikut, të postuar në Instagramin e saj.
Ky është dueti i parë i çiftit , i cili ka kohë që është në lidhje madje flitet se shpejt do të bëhen edhe prindër.