InstaBIZ

Tuna dhe Cozman, një lidhje si në telenovela


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 12/11/15 |
root

Kënga “Fenix” përveçse i bëri shumë të njohur, të pasur dhe shumë popullor i bashkoi më shumë këngëtaren, Altuna Sejdi dhe reperin nga Kosova, Cozman. Mediat rozë dyshonin për një lidhje mes tyre dhe me publikimin e “Fenix “, u shuan të gjitha dyshimet… Tuna dhe Cozman ishin bashkë…

Pas kësaj kënge, vijuan turet koncertore dhe Tuna e Cozman ishin më afër se kurrë. Cozman ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Tunës, i cili nuk ka munguar për asnjë ditë gjatë spetaklit “Dancing With the Stars”. Gjithnjë i buzëqeshur dhe shumë fjalëpak (kjo edhe për faktin që nuk flet mirë shqip), Cozy ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të Tunës, gjatë kohës së këtij kompeticioni…

Por çfarë ndodhi me çiftin e njohur të showbiz-it?! Pas 30 vjetorit të Cozman, duket sikur gjithçka mbaroi… Reperi në të parën intervistë për mediat shqiptare, (Gazetën Paloma), i kishte hequr të gjitha pyetjet për Tunën. Këtu filluan dyshimet e para për çiftin, që sapo kishte publikuar edhe këngën “Holla”. Tuna nga ana tjetër vijoi me pushimet e saj verore me familjen e saj, ndërsa Cozman u rikthye në Londër. E hoqën njëri-tjetrin nga profilet e tyre në Instragram dhe të gjithë menduan se mori fund lidhja e tyre.  Por me mbërritjen e Tunës në Londër për javën e modës londineze, duket se nuk munguan takimet me Cozman. Të dy këngëtarët postonin foto nga kryeqyteti britanik, por asnjëherë të dy bashkë…

Menjëherë pas këtyre thashethemeve, erdhi dhe intervista e parë e Tunës për Anabel. Këngëtarja thoshte se me Cozman ndahej, pajtohej, siç ndodh me të gjithë çiftet e zakonshme. Ndonëse nuk e kemi ende një foto mes të dyve, ata kanë rifilluar të shfaqen të dy nëpër koncerte dhe si dy “zogj” kanë fluturuar së fundmi për në Bahamas.

imageimage

Shumë personazhe publik kohët e fundit shprehen se nuk duan ti bëjnë më publike lidhjet e tyre të dashurisë, pasi mediat vetëm iu prishin punë. Të jetë vallë ky shqetësimi i Tunës dhe i Cozman?! Lidhja e tyre përngjan shumë me ato të telenovelave, ku ndahen pajtohen ose pajtohen dhe ndahen……

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas