Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, ka folur në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh.
Gjatë një interviste televizive, Vasili është pyetur nëse do të ketë një tryezë dialogu me Edi Ramën kryeministër, tha se në dialog formacionet janë maxhorancë-opozitë.
Nënkryetari i LSI-së, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se në situatën aktuale politike, kryeministri Edi Rama është problemi.
“Përballë në dialog janë maxhoranca dhe opozita, këto janë formatet që dialogojnë, nuk dialogojnë opozita me qeverinë. Nuk ulet opozita me një njeri, por maxhoranca me opozitën ulen përballë. Që të dalim nga kriza problemi është Edi Rama. Dialogu ka formacione, maxhorancë-opozitë. Nuk flet opozita me qeverinë”, u shpreh Vasili./ Opinion.al E.Xh.