Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Truss në gjurmët e Margaret Thatcher, përkrahëse e vendosur e doktrinës konservatore

2022/09/06 at 9:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Truss në gjurmët e Margaret Thatcher, përkrahëse e vendosur e doktrinës konservatore

Ajo ka si model Margaret Thatcher dhe i qëndroi besnike deri në fund kryeministrit britanik Boris Johnson. Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, ka shumë ardhurues, por edhe mjaft që e kritikojnë.

Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në qeveritë konservatore të dymbëdhjetë viteve të fundit. Karriera e saj njeh vetëm një drejtim: lart dhe pa pengesa. Nga ministre e Drejtësisë, në atë të Financave dhe të Tregtisë e në fund në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërsa shumë kolegë të saj ranë viktimë të luftërave dhe intrigave brendapartiake, ajo i mbijetoi madje valës së fundit të dorëheqjeve pas rënies së Theresa May-it dhe doli sërish fituese nga riorganizimi i fundit i madh i kabinetit të Boris Johnson.

Liz Truss konsiderohet si besnike dhe punëtore, por askush nuk e ka vlerësuar ndonjëherë saktësisht për arritjet e saj. Vetëm një nga kolegët e saj, Rory Stewart, e kritikon kur shkruan në blogun e tij politik për kohën që kanë punuar së bashku në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas menaxhimi i Liz Truss ka mbetur në stilin e “IBM të viteve 80” – shkruan ai duke e quajtur përvojën e tij të punës me Trussin si “traumatizuese”. Por Liz Truss ka punuar gjatë gjithë kohës pa u lodhur për imazhin e saj publik. Që kur mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme, Liz Truss është shfaqur pa pushim në Instagram dhe Twitter.

Jo tradicionalisht konservatore

Liz Truss-i nuk vjen prej ndonjë familjeje tradicionalisht konservatore. I ati ishte profesor matematike, e ëma infermiere dhe prirjet politike të familjes ishin të majta. Prindërit e kishin marrë Lizin që të  vogël në protesta kundër energjisë bërthamore. Po ashtu edhe fillimet e angazhimit të saj në politikë. Si studente ajo qe anëtare e Partisë Liberale.

Po ashtu ajo nga pro-evropiane që ishte para referendumit të Brexit të vitit 2016, u kthye në një mbështetëse të zjarrtë të daljes së Britanisë nga BE. Vitet e fundit Liz Truss është bërë gjithnjë e më e djathtë dhe është një nga përkrahëset më të vendosura të doktrinës së pastër konservatore.

Ajo e sheh veten si pasuese të Margaret Thatcherit, e cila në vitet 1980 arriti që ta fuste ekonominë britanike në rrugën e rritjes përmes një kure drastike privatizimesh dhe decentralizimit. Liz Truss synon ta luftojë inflacionin aktual me ulje taksash, edhe pse ekonomistët e Bankës së Anglisë nuk pajtohen me këtë dhe kanë frikë se një e tillë vetëm mund të nxisë spiralen e çmimeve.

Në politikën e jashtme është e qartë se ajo nis menjëherë mosmarrëveshje me Evropën dhe dëshiron të anulojë menjëherë Protokollin e Irlandës së Veriut si pjesë e Traktatit të Brexit.

Sprovat e kryeministres së re

Gjithësesi dimri që pritet të shoqërohet me pakënaqësi dhe protesta kundër urisë dhe varfërisë dhe sistemit shëndetësor të dështuar në Britaninë e Madhe si dhe valët e paralajmëruara të grevave, do të jenë një sprovë për kryeministren pa përvojë.

Mbetet për t’u parë nëse Liz Truss do ta hedhë poshtë ideologjinë e saj konservatore po aq shpejt sa dhe bindjet e saj të mëparshme. Sidoqoftë përplasja mes realitetit të ashpër dhe besimit të saj në tregun e lirë do të ofrojë një spektakël interesant./DW

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Meta nxjerr videon nga Shijaku: Po helmohen banorët, ja si digjen tonelata me plehra

Meta nxjerr videon nga Shijaku: Po helmohen banorët, ja si digjen tonelata me plehra

Emri/Pushoi hetimet për një të akuzuar për vrasje, shkarkohet prokurori i Tiranës

Mbytet 45-vjeçari në plazhin e Zvërnecit, policia: Ngjarja dyshohet aksidentale

Mbytet 45-vjeçari në plazhin e Zvërnecit, policia: Ngjarja dyshohet aksidentale

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com