Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trupi i zhvarrosur dyshohet se i përket Renit të Elbasanit, nëna: E kam kërkuar shumë

2022/11/03 at 3:43 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trupi i zhvarrosur dyshohet se i përket Renit të Elbasanit, nëna: E kam kërkuar shumë

Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë Renato Hamza i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit, në 2014-n.

Zhvarrosja u bë dje në orët e para të mëngjesit në një fshat të Librazhdit në prezencë të një grupi pune i përbërë nga 25 persona, oficerë të policisë, specialistë të krimeve dhe mjekësisë ligjore.

Ekspertët kanë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.

Me rihapjen e hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka mundur të sigurojë indicie të reja, çka ka shtyrë që të marrë edhe vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur dhe ende të paidentifikuar. Ka dyshime të forta se këngëtari i muzikës tallava Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitar i një ngjarjeje kriminale që ky grup kishte kryer, raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu.

Pasi është njohur me këtë fakt nëna e Renato Hamzës nuk i ndal lotët. Ajo thotë që e ka kërkuar shumë. “Nuk e di, pasi u kap në Kolumbi ky Denis Xhija, edhe unë kam gërmuar shumë kufomën e djalit. Nuk kam lënë vend, e kam kërkuar shumë” thotë ajo teksa fajëson policinë për zhdukjen e tij. Madje ajo shprehet se ia kanë marrë dy herë ADN-në dhe i kanë thënë se nuk është djali i saj. “Nuk është e Renit, nuk i përket Renit”.

“E ndieja thellë në shpirt, vetëm për atë kufomë kam qarë gjithmonë se thosha po më rri çuni rrugëve, nuk kam një varr ku ta qaj”.

Ajo ka kërkuar që të merren masa për shkaktarët. Ajo citon edhe disa emra si të dyshuar të përfshirë.

“Unë them që si fillim dosjen e djalit tim e ka marrë shefi i krimeve Petrit Bushati, me një prokuror, nuk e di si e ka emrin, Ervin a nuk e di. Ky që në fillim e deri në fund ma fshehu të gjithë krimin e djalit. Thoshte nuk është Reni, nuk e kam vrarë, dëshmitarët kush vinte aty që dëshmonin,  i kthente, i bënte presion dhe mua më ka bërë presion si nënë. Unë i them shtetit, drejtorit të policisë që të marrë masa me këtë shefin e krimeve, me këtë prokuror, edhe me ekspertizën që deri më sot mua më ka mbajtur të fshehtë krimin e djalit për shkak të pagesës që është bërë”.

Një kufomë raportohet të jetë zhvarrosur në një fshat të Librazhdit. Klan News raporton se dyshohet që trupi i përket Renato Hamzës, i njohur si Reni e Elbasanit. Po sipas të njëjtave burime, pritet që të kryhet analiza e ADN-së për të konfirmuar nëse bëhet fjalë pikërisht për Renin. Zhvillimet vijnë pas rihapjes së dosjes për rastin në fjalë.

Renato Hamza rezulton i zhdukur që prej Qershorit 2014, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli, i dënuar me burg përjetë për një tjetër ngjarje kriminale dhe nga Deniz Xhija.

Këta dy persona dyshohet ta kenë nxjerrë në pritë dhe më pas rrëmbyer Renato Hamzën, për llogari të një grupi në Shijak. Denis Xhija u arrestua në Kolumbi më 26 Shtator, për llogari të autoriteteve rumune.

Pamjet e fundit të Renit nën shoqërinë e Indrit Shaqja dhe Deniz Xhija janë publikuar për herë të parë ekskluzivisht nga emisioni Uniko./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
Para
Dhunoi ish të dashurën, futbollisti dënohet me 1,2 milionë euro gjobë

Dhunoi ish të dashurën, futbollisti dënohet me 1,2 milionë euro gjobë

Partizani mposhtet në Laç, Tirana merr kreun

Partizani mposhtet në Laç, Tirana merr kreun

1923/Vrasja e Gjeneralit Enrico Tellini dhe kronologjia e ngjarjeve në shtypin francez

1923/Vrasja e Gjeneralit Enrico Tellini dhe kronologjia e ngjarjeve në shtypin francez

TE FUNDIT

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
28 Qershor, 2025

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të...

Lexo më shumë

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
28 Qershor, 2025

Është zhvilluar në Berlin Kongresi Zgjedhor i Partisë Social-Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës. Duke...

Lexo më shumë

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
28 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Të...

Lexo më shumë

Spektakël mode në Green Coast

Spektakël mode në Green Coast
28 Qershor, 2025

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com