Aktualitet

Trupi gjykues i Imerajt:Përfaqësuesi i ONM na ushtroi presion, kërkonte…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 29/07/21 |
Opi Nion

Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë reaguar ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs.

Gjyqtarët Olsi Komici, Roland Ilia, Suela Zhegu në një letër kofidenciale dërguar kreut të KPK shprehen se Jacobs ka bërë ndërhyrje jashtë kompetencave dhe ka dashur të influencojë gjyqtarët në vendimmarrje.

“Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021. Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë ne dukje faktin që gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar. Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë qe raste të tilla që demtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëriten më”, thuhet në deklararë.

Kujtojmë se disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por më 21 qershor, papritur as edhe një orë nga momenti kur është botuar vendimi në faqen ëeb ku nis edhe afati për ankimim, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim. Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. ONM ka qenë shumë e ashpër me Elisabeta Imerajn gjatë seancave në KPK./Opinion.al

Pas