Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trupat ukrainase sulmojnë me raketa zonën e kontrolluar nga Rusia

2022/07/12 at 4:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trupat ukrainase sulmojnë me raketa zonën e kontrolluar nga Rusia

Autoritetet ruse dhe ato ukrainase japin të dhëna të ndryshme rreth një sulmi nga ana e trupave të Ukrainës në rajonin e Khersonit, që shtrihet në pjesën jugore të vendit.

Sipas palës ukrainase, një raketë me rreze të gjatë veprimi goditi një depo municionesh ruse në qytetin Nova Kakhovka, duke vrarë 52 trupa ruse.

Saktësia e goditjes sugjeron që forcat ukrainase kanë përdorur sistemet raketore të lëvizshme që kanë kapacitete të lëshojnë njëkohësisht shumë raketa, të njohura si “HIMARS”, e të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër Moska thotë se sulmi ukrainas goditi infrastrukturën civile, mes tyre një treg, një spital e shtëpi.

Një fotografi satelitore e analizuar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” tregonte dëme të konsiderueshme. Një krater masiv ishte hapur pikërisht aty ku dikur në qytet ndodhej një strukturë e madhe e ngjashme me një magazinë.

Ditët e fundit autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se mund të nisin një kundërofensivë për të rimarrë territore në jug të vendit, ndërsa Moska duket se po i përqëndron burimet për të kapur të gjithë rajonin lindor të Donbasit.

Ukraina ka tashmë tetë sisteme “HIMARS”, një sistem raketë-lëshues me saktësi të lartë, të montuar në një automjet dhe Uashingtoni ka premtuar të dërgojë edhe katër të tjera.

Po në Ukrainë, por në një rajon tjetër, gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e bombardimeve nga ana e trupave ruse janë vrarë të paktën 16 civilë dhe plagosën 48 të tjerë, njoftoi të martën zyra e presidentit.

Nëntë civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në provincën Donetsk, e cila përbën gjysmën e Donbasit. Sulmet me raketa ruse kishin në shënjestër qytetet Sloviansk dhe Toretsk, ku u godit edhe një kopsht fëmijësh.

Ushtria britanike bëri të ditur të martën se Rusia po vazhdon të bëjë “përparime të vogla, por në rritje” në Donetsk. Si pasojë e luftimeve të ashpra, javën e kaluar guvernatori i provincës u bëri thirrje 350,000 banorëve që vazhdojnë të jetojnë aty, të largohen drejt zonave më sigurta në Ukrainën perëndimore.

Megjithatë, shumë në Donbas, një rajon i përbërë nga provincat Donetsk dhe Luhansk, refuzojnë të largohen ose nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë, pavarësisht se çdo javë po vriten e plagosen me dhjetëra civilë.

Autoritetet britanike thanë gjithashtu se Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të ushtrojë trysni mbi forcat ukrainase, ndërsa “rigrupohet për ofensiva të mëtejshme në të ardhmen e afërt”./ VOA

Ju sugjerojmë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:34 am
Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Para
Rey Manaj transferohet nga Barcelona te Watford

Rey Manaj transferohet nga Barcelona te Watford

Euro barazohet me Dollarin

Euro barazohet me Dollarin

Takimi i Yuri Kim me Del Monaco, OSBE: Të fuqizojmë SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese

Takimi i Yuri Kim me Del Monaco, OSBE: Të fuqizojmë SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese

TE FUNDIT

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
30 Janar, 2026

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës,...

Lexo më shumë

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
30 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një...

Lexo më shumë

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
30 Janar, 2026

Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...

Lexo më shumë

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

A është dollari i dobët rrezik për Europën?
30 Janar, 2026

Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com