Aktualitet

Trupat Renea të armatosur në teatër, Rama: Policia bën punën e vet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 20/05/20 |
Opi Nion

Kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje dhe adresë disa  imazheve të shpërndra në media dhe rrjete sociale, ku shihen efektivë të armatosur  të forcave RENEA në zonën ku më 17 Maj zhvillohej protesta për ndalimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë televizive, Rama  është shprehur se prania e atyre forcave nuk ka patur lidhje aspak me protestën, ndërsa nuk ka kursyer kritikat edhe për mediat.

“Fatkeqësi e madhe që lidhni trupat Renea me teatrin, duke u bazuar në një filmim, që trupat dalin nga ministria, hipin në automjetet e tyre dhe ikin. Pse ju shqetëson juve që një numër trupash kanë qenë në ministri brenda të armatosur. unë nuk e di. Është në detyrën e ministrisë së brendshme të marrin të gjitha masat.

I pyetur nga gazetarja e Euronews, përse ato trupa duhej të ishin aty, Rama tha:

“Harruan t’ju pyesin juve, të marrin miratimin tuaj. Mos e përbaltni policinë e shtetit me dyshime dhe fantazira, jo të armatosur,  jo shin aty, jo Renea. Ishin brenda në Ministrinë e Brendshme.

Ata nuk kanë qëenë në zonën e teatrit, por në godinën e ministrisë. Kanë dalë nga aty, kanë hipur në furgonë dhe kanë ikur. Nuk do të konsultohen me mediat për punën e tyre. Ajo pamje është një spekulim i madh mediatik dhe është një turp i madh nga pikëpamja profesionale. Për të gjithë ju gazetarët që xhironit, forcat Renea nuk kishin lidhje as me teatrin dhe as me ata që u mblodhën për teatrin. Keni ju ndonjë filmim që tregon se policia ka bërë sjellje të pahijshme, kemi ju ndonjë filmim që tregon se policia ka shkelur të drejtën e atyre që protestuan? S’keni. Policia bën punën e vet”,deklaroi Kryeministri./Opinion.al

 

 

Pas