Kronikë

Trupat e turistëve nisen drejt Rusisë, Ambasada: Ekspertizë shtesë mjeko-ligjore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 22/10/21 |
Opi Nion

Trupat e pajetë të 4 turistëve rusë, të cilët u gjetën pa jetë brenda një ambjenti spa në një hotel në Qerret, janë dërguar drejt atdheut të tyre. Ambasada Ruse në Tiranë konfirmon lajmin, ndërsa bën me dije se tashmë sipas legjislacionit në fuqi, atje mund të kryhet gjithashtu një ekspertizë shtesë mjeko-ligjore.

Reagimi

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit, trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën më 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë nisur në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë shtesë mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë që pala shqiptare të marrë konkluzionet zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe presim bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë mes organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë.

 

 

Pas