Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara

2023/06/08 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara

Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidhur me disa dosje të klasifikuara që ai kishte në posedim edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhe, raportojnë media amerikane.

Vendimi i prokurorëve federalë për ta njoftuar ish-presidentin amerikan se po zhvillohen hetime penale sugjeron se ai së shpejti mund të përballet me akuza lidhur me këtë rast.

Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trumpin, i cili aktualisht po bën fushatë për t’u bërë president i SHBA-së edhe një herë.

Prokurorët kanë qenë duke e hetuar transferimin e dosjeve konfidenciale në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago të Floridës që nga viti i kaluar.

Kjo pronë ishte kontrolluar në gusht të vitit të kaluar, kur ishin sekuestruar 11.000 dokumente, përfshirë rreth 100 të etiketuara si dokumente të klasifikuara. Disa prej tyre cilësoheshin top sekret.

Në një intervistë të dhënë më 7 qershor, Trump mohoi të i ishte thënë se ai përballet me një aktakuzë për këto dokumente.

Kur u pyet nga New York Times nëse i ishte thënë se ndaj tij po zhvillohej një hetim federal, Trump tha se “duhet ta kuptoni” se ai nuk ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorët.

CNN, ABC Neës dhe Politico të gjitha raportuan mbrëmjen e 7 qershorit se Trump ishte njoftuar se ndaj tij po zhvillohej një hetim penal.

Këto media thanë se ky veprim i prokurorëve sinjalizon se akuzat mund të ngrihen së shpejti, por se është gjithashtu e mundur që një personit, të cilit i është thënë se është nën hetime, të mos i ngrihet aktakuzë.

New York Times citoi dy njerëz të njohur me këtë çështje të kenë thënë se njoftimi erdhi nga zyra e Jack Smith, i cili më parë shërbente si prokuror i specializuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, tha se një burim i afërt me Trumpin i kishte konfirmuar se ndaj ish-presidentit amerikan po zhvilloheshin hetime penale, por nuk e kishte konfirmuar nëse ai kishte marrë njoftim zyrtar për këtë gjë.

Ky lajm vjen pasi prokurorët gjetën një regjistrim audio të Trumpit, në të cilin ai pranonte se ka mbajtur një dokument të klasifikuar edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Detajet e dokumenteve që mund të kenë qenë në posedim të Trumpit mbeten të paqarta. Dokumentet e klasifikuara zakonisht përmbajnë informacione që zyrtarët mendojnë se mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare nëse bëhen publike.

Është kundër ligjit të SHBA-së që zyrtarët federalë, përfshirë presidentët, të transferojnë ose mbajnë dokumente të klasifikuara në një vend të paautorizuar.

Në fillim të kësaj jave, anëtarët e ekipit ligjor të Trumpit u takuan me hetuesit në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.

Trump, i cili kryeson në sondazhet për të qenë kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024, ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka cilësuar hetimin e departamentit të drejtësisë si “të motivuar politikisht” dhe një “gjueti shtrigash”.

Çdo aktakuzë lidhur me dokumentet e klasifikuara do të vinte pasi Trump u bë ish-presidenti i parë që u akuzua për krim në SHBA, pasi ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore për një pagesë për ta blerë heshtjen e një ylli të pornografisë.

Gjyqi ndaj tij për këtë rast do të zhvillohet në Nju Jork vitin e ardhshëm. /REL

Ju sugjerojmë

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri humb jetën gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës
Kronikë

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri humb jetën gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

25 Shtator, 2023 9:10 pm
OKB: Gratë ukrainase janë përdhunuar brutalisht nga rusët, familjarët dëgjuan ulërimat e tyre
Bota

OKB: Gratë ukrainase janë përdhunuar brutalisht nga rusët, familjarët dëgjuan ulërimat e tyre

25 Shtator, 2023 9:00 pm
“Kam borxhe”, dy shqiptarët që u kapën në shtëpi bari në Angli: Kam nënën me kancer
Kronikë

U kapën në një shtëpi bari, lihen në burg tre shqiptarët në Britaninë e Madhe

25 Shtator, 2023 8:47 pm
Beleri i shkruan letër Blendi Fevziut: Dua të sqaroj disa gjëra që janë thënë për mua
Aktualitet

Beleri i shkruan letër Blendi Fevziut: Dua të sqaroj disa gjëra që janë thënë për mua

25 Shtator, 2023 8:41 pm
Vrasja e policit në Kosovë, Prokuroria: Të gjithë të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë
Rajoni

Vrasja e policit në Kosovë, Prokuroria: Të gjithë të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë

25 Shtator, 2023 8:17 pm
Porti i Odesës goditet nga një sulm masiv rus
Bota

Porti i Odesës goditet nga një sulm masiv rus

25 Shtator, 2023 8:12 pm
Sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, Vjosa Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë
Rajoni

Sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, Vjosa Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

25 Shtator, 2023 8:08 pm
Shqiptari arratiset nga burgu italian, u ndihmua nga një dron
Aktualitet

Shqiptari arratiset nga burgu italian, u ndihmua nga një dron

25 Shtator, 2023 7:53 pm
I martuar me infermierin Tyler Macbeth, kush është biznesmeni greko-amerikan që u zgjodh lideri i ri i Syriza-s
Rajoni

I martuar me infermierin Tyler Macbeth, kush është biznesmeni greko-amerikan që u zgjodh lideri i ri i Syriza-s

25 Shtator, 2023 7:36 pm
Tiranë/ Mbahen homazhe në nder të efektivit Afrim Bunjaku, u vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës
Aktualitet

Tiranë/ Mbahen homazhe në nder të efektivit Afrim Bunjaku, u vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës

25 Shtator, 2023 7:30 pm
Para
Takimi i ministrave të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka mbërrin në Riad

Takimi i ministrave të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka mbërrin në Riad

Popullsia e Shqipërisë në tranzicion, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç në vitin 2023

Popullsia e Shqipërisë në tranzicion, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç në vitin 2023

Zjarret në Kanada mbulojnë qytetin e Nju Jorkut me mjegull

Zjarret në Kanada mbulojnë qytetin e Nju Jorkut me mjegull

TE FUNDIT

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri humb jetën gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri humb jetën gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës
25 Shtator, 2023

Një 57-vjeçar, i cili po vuante dënimin në burgun e Berati, ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni në spitalin e...

Lexo më shumë

OKB: Gratë ukrainase janë përdhunuar brutalisht nga rusët, familjarët dëgjuan ulërimat e tyre

OKB: Gratë ukrainase janë përdhunuar brutalisht nga rusët, familjarët dëgjuan ulërimat e tyre
25 Shtator, 2023

Pushtuesit rusë i torturuan ukrainaset aq brutalisht sa disa nga ato vdiqën, ndërsa i detyronin familjet të dëgjonin teksa përdhunonin...

Lexo më shumë

U kapën në një shtëpi bari, lihen në burg tre shqiptarët në Britaninë e Madhe

“Kam borxhe”, dy shqiptarët që u kapën në shtëpi bari në Angli: Kam nënën me kancer
25 Shtator, 2023

Tre shqiptarë janë dënuar me burg, pas janë kapur në një shtëpi bari në Britani. Bëhet fjalë për Agron Aruçi,...

Lexo më shumë

Beleri i shkruan letër Blendi Fevziut: Dua të sqaroj disa gjëra që janë thënë për mua

Beleri i shkruan letër Blendi Fevziut: Dua të sqaroj disa gjëra që janë thënë për mua
25 Shtator, 2023

Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Bleri, i cili ndodhet në paraburgim, i është drejtuar me një letër drejtuesit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com