Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trumpi viziton Papën, por dallimet mes tyre janë të mëdha

2017/05/24 at 2:25 PM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trumpi viziton Papën, por dallimet mes tyre janë të mëdha

Nga Astrid Prange De Oliveira-


Hyni! Edhe Donald Trumpi është i mirëseardhur ne Vatikan. Mes Murit të Vajit në Jerusalem dhe samitit të NATO-s në Bruskel, Presidenti amerikan këtë të mërkurë viziton Vatikanin ku pritet nga Papa Françesku. Me vete sjellë dy femra: vajzën Ivankën dhe bashkëshorten Melania.

Në vitin 2013 Trumpi ka bërë përpjekje të afrohet në forma të ndryshme me Papën. “Papa i ri është një njeri modest, ngjashëm si unë. Prandaj e dua kaq shumë”, shkruante ai në një twitter me 25 dhjetor 2013.

Por përpjekja për afrim dështoi totalisht, sepse tek tema e modestisë, mes këtyre dy njerëzve ekziston një botë e tërë. Përderisa Papa Françesku e ndjen veten të lumtur me gjëra të vogla, Trumpi jeton një jetë luksoze.

“Të krishterët nuk ndërtojnë mure”

Ata të dy kanë dallime të mëdha për refugjatët. Papa u ka ofruar azil në Vatikan 12 refugjatëve menjëherë pas kthimit të tij nga ishulli Lesbos në prill të vitit 2016. Ndërsa Trumpi është angazhuar gjatë fushatës për ndalimin e futjes në SHBA të refugjatëve myslimanë. Në shkurt të vitit të kaluar ata kanë pasur një debat të ashpër mes vete. Papa Françesku pas vizitës së tij të fundit në Meksikë tha se “një person që do të ndërtojë mure në vend të urave, nuk është i krishterë.” Ndërsa Trumpi u përgjigj: “Nëse Vatikani sulmohet nga IS, Papa Françesku do të ishte i pari që do të lutej që Donald Trump të jetë President i SHBA”. Ai shtoi madje se “është totalisht e parëndësishme” çfarë flet Papa.

Mes tyre ekzistojnë dallime të mëdha edhe për perceptimin e fesë. Por ka dhe disa ngjashmëri të çuditshme. Të dy ata janë futur në zgjedhje si autsaiderë dhe kanë fituar në konkurrencë me hierarkitë e institucioneve të tyre. Të dy ata luftojnë me kritikët në radhët e tyre. Trumpi nuk hezitoi të largojë nga puna shefin e CIA, gjëra të tilla nuk janë tepër të largëta as për Papën. Në janar të vitit 2015 ai ka larguar nga puna komandantin e Gardës Zvicerane, Daniel Rudolf Anrig, sikur edhe priftin polak homoseksual Krysztof Charamsa.

Dyrt e hapura

Për shkak të dallimeve të shumta, takimi i këtyre dy pleqve pas mureve të Vatikanit do të jetë një shkëmbim mendimesh dhe – asgjë më shumë. “Ka dyer të cilat nuk janë krjetësisht të mbyllura”, tha Papa para takimit, njofton Radio Vatikani. Duhet të flitet për gjërat e përbashkëta dhe të afrohemi hap pas hapi. Papa tha se “nuk krijon mendim për personat para se të flasë me ta”. Entuziazmi duket më ndryshe. Papa nuk e ka ftuar Trumpin në audiencë, por Trumpi ka kërkuar takim në Vatikan.

Ndoshta Trumpi ka për qëllim vetëm të bëjë një paraqitje para mediave? Misioni i tij vështirë se mund të shpjegohet. Trumpi nuk do të paraqitet si një i penduar që do të kthehet në rrugën e vërtetë. Me pesë fëmijë nga tri martesa, ai nuk është ndonjë idol i besimit konservator apo dokeve dhe moralit katolik.

Reklamë për Trumpin?

Trumpi me siguri që nuk mund të flasë as për çarmatimin, pas marrëveshjes prej 350 miliardë dollarë për armatime, të nënshkruar këto ditë me Arabinë Saudite. Mbetet shpresa se do të ketë harmonizim qëndrimesh për dialogun politik në Lindjen e Mesme, të cilin do ta fillojë këshilltari i tij, dhëndërri Jared Kushner.

“Këshilltarët e Trumpit shpresojnë se mund të përhapin idenë e “unitetit, paqës, tolerancës dhe shpresës”, në raportet mes hebrenjve dhe fesë islame. Natyrisht nën regjinë e Presidentit Trump”, shkruan korrespondenti i gazetës Die Zeit nga Roma, Julius Müller-Meiningen. Por shumëkush mendon se Trumpi do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë takim për reklamë. /DW

Etiketa: dallimetpapatakimitrumpvatikan


Ju sugjerojmë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Berisha akuzon Safet Gjicin: Kompania jote grabiti bankën

Berisha akuzon Safet Gjicin: Kompania jote grabiti bankën

I fiksuar pas infermieres, i hyn në shtëpi me kartë të klonuar

Pranga dy shqiptarëve në Greqi, shfrytëzonin të miturit për pornografi

Negociatat/ Rama-Bashës: Mos fol në emër të SHBA, fokusohu tek oferta

Rama-partive të vogla: Bëni fushatë, faturën silleni tek PS-ja
















TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com