Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trumpi kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s 

2025/01/08 at 9:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trumpi kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s 

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend të dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB), vendet partnere duhet të investojnë në të ardhmen pesë për qind, tha republikani në një konferencë shtypi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Gjatë fushatës zgjedhore republikani i kërcënoi vendet anëtare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, se nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia. 

Presidenti i ardhshëm amerikan kishte sinjalizuar që gjatë mandatit të tij të parë si president se SHBA do të tërhiqej nga NATO-ja, nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Të gjitha vendet mund ta përballojnë këtë rritje nga dy në pesë për qind, tha Trump. 

Kanali i Panamasë dhe Groenlanda: Trumpi nuk përjashton operacionet ushtarake 

Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi gjithashtu se nuk e përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të vënë nën kontroll Kanalin e Panamasë apo Groenlandën. I pyetur nga një gazetar nëse ai mund t’i garantojë botës se nuk do të përdorë as masa shtrënguese ekonomike as ushtarake, Trump tha: “Jo. 

Republikani, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, theksoi se nuk mund ta garantojë një gjë të tillë dhe se ka mundësi “që duhet bërë diçka”. 

Trump: Groenlanda është e rëndësishme për “sigurinë kombëtare” të SHBA 

Trump ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Groenlandës, që i përket Danimarkës. Në dhjetor ai tha se “në interes të sigurisë kombëtare dhe lirisë në botë, Shtetet e Bashkuara mendojnë se zotërimi dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”. 

Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë. Zyrtarisht ky udhëtim konsiderohet si privat. Por Trumpi tha në konferencën për shtyp se nuk dihet nëse Danimarka ka ligjërisht ndonjë të drejtë ndaj Groenlandës, duke shtuar se nëse po, ata duhet të heqin dorë, sepse ne na duhet (Groenlanda) për sigurinë kombëtare. 

Trump: Kanali i Panamasë kontrollohet nga Kina 

Disa javë më parë Trumpi tha se tarifat për kalimin tranzitit në Kanalin e Panamasë janë “shumë të padrejta”. Ai bëri thirrje që kontrolli i rrugës ujore t’u kthehet Shteteve të Bashkuara, nëse ato nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Trumpi tha se Kanali i Panamasë është jetik për vendin tonë. por kontrollohet nga Kina. 

Kanali i Panamasë, një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë, u ndërtua nga Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit XX, të cilat e kishin nën kontroll për një kohë të gjatë përpara se menaxhimi i tij t’i kalonte gradualisht Panamasë./DW 

Ju sugjerojmë

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime
Bota

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

28 Tetor, 2025 1:53 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

28 Tetor, 2025 1:12 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

28 Tetor, 2025 12:16 pm
Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Para
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Los Angeles, zjarri i madh përfshin vendin  

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Los Angeles, zjarri i madh përfshin vendin  

Emri/ Shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë 

Emri/ Shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë 

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK, nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës 

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK, nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës 

TE FUNDIT

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime
28 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij ka nevojë për ndihmë financiare të Evropës për të vazhduar luftën...

Lexo më shumë

Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
28 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona. Bëhet...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
28 Tetor, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në lagjen 'Ndoc Mazi' në Shkodër. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
28 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur këtë të martë në Shkodër. Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com