Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump zotohet të anulojë vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det

2025/01/12 at 7:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump zotohet të anulojë vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të shpimeve për naftë dhe të gaz në det.

Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin e tij, i cili përfshin ndalimin e shpimit në shumicën e ujrave bregdetare amerikane më 6 janar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell qëndrimet politike dhe mendimet e ekspertëve mbi këtë çështje.

Përfitimet nga shpimet për naftë dhe gaz në det nuk kanë aq vlerë sa të vihet në rrezik mjedisi, shëndeti dhe ekonomia, thotë Presidenti Joe Biden, veçanërisht në një kohë që vendi po përparon drejt energjisë së pastër.

Më 6 janar, Presidenti Biden njoftoi një ndalim të ri në shkallë të gjerë të shpimeve për gaz dhe naftë në ujrat federale në një sipërfaqe prej rreth 253 milion hektarësh. Ky vendim prek shumicën e ujrave bregdetare amerikane.

“Do ta anuloj menjëherë. Do veprohet menjëherë”, u shpreh Presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara u zotua menjëherë se do ta anulojë vendimin e pararendësit dhe do të rrisë shpimet për naftë dhe gaz në det, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

“Por ne do t’i vazhdojmë shpimet. Do të bëjmë shpime në shumë zona të tjera dhe kostot energjitike do të vijnë duke rënë”, u shpreh zoti Trump.

Por ekspertët ligjorë thonë se anulimi i vendimit mund të mos jetë shumë i lehtë, sepse ka të ngjarë që të duhet të vihet në lëvizje Kongresi.

Ndërkohë, ambientalistët thonë se kjo masë e fundit (e administratës së Presidentit Biden) do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

“Shkenca e kë bërë të qartë se çdo shtim i lëndëve fosile bie ndesh me luftën kudër ngrohjes globit, një kufizim prej deri në 1.5 gradë Celcius, prag që u vendos në Traktatin e Klimës në Paris, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i zjarreve në pyje, uraganëve dhe fatkeqësive të tjera klimatike”, shprehet Allie Rosenbluth nga grupi Oil Change International.

Zoti Trump ka shprehur më parë skepticizëm rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Përkrahësit e industrisë së naftës për shpimet në det e vlerësojnë qëndrimin e Presidentit të zgjedhur.

“Ka një kërkesë prej 100 milionë fuçish në ditë për ekonominë globale dhe nëse nuk do ta prodhojmë atë energji këtu në SHBA, ajo do të prodhohet diku tjetër dhe ne besojmë se kemi standarde të larta kur bëhet fjalë për mbrotjen e mjedisit”, shprehet Erik Milito, presidenti i organizatës “National Ocean Industries Association”.

Profesori i biologjisë detare në Universitetin Duke, Andy Read e pranon se bota ka nevojë për naftë, tani për tani.

“Nuk mund të kalojmë menjëherë në energji të pastër. Do të marrë pak kohë. Edhe pse tani duket sikur ka një prirje për të bërë hapa pas, mendoj se në perspektivën afatgjatë po shkohet drejt burimeve të energjisë së pastër”, thotë zoti Read.

Profesori Read vë në dukje se kalimi drejt energjisë së pastër do të ndodhë me apo pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara./VOA

Ju sugjerojmë

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve
Bota

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

2 Qershor, 2025 4:52 pm
Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale
Rajoni

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

2 Qershor, 2025 4:40 pm
Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

2 Qershor, 2025 4:27 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

BSH: Rritet besimi në ekonomi/Në Maj kontribut pozitiv dhanë industria dhe shërbimet

2 Qershor, 2025 4:19 pm
Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë
Aktualitet

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

2 Qershor, 2025 4:06 pm
Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura
Aktualitet

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura

2 Qershor, 2025 3:59 pm
“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”
Bota

“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”

2 Qershor, 2025 3:50 pm
Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

2 Qershor, 2025 3:35 pm
Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Para
Kishin mbetur të bllokuar në malin e Tomorrit, Policia Rrugore i vjen në ndihmë familjes prej 5 anëtarësh

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Tomorrit, Policia Rrugore i vjen në ndihmë familjes prej 5 anëtarësh

Moti i keq/ Ndalohet kalimi i kamionëve drejt Greqisë nga Kapshtica

Pas kamionëve, pala greke ndalon edhe kalimin e autobusëve në doganën e Kapshticës

Moti i keq/ Policia e Shtetit thirrje drejtuesve të automjeteve: Ulni shpejtësinë, të respektohet sinjalistika rrugore!

Moti i keq/ Policia e Shtetit thirrje drejtuesve të automjeteve: Ulni shpejtësinë, të respektohet sinjalistika rrugore!

TE FUNDIT

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve
2 Qershor, 2025

Rusia dhe Ukraina e kanë përfunduar rundin e dytë të negociatave në Stamboll, që ka zgjatur pothuajse një orë, një...

Lexo më shumë

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale
2 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bosnje Hercegovinës, aty ku në korrik...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve
2 Qershor, 2025

Shqipëria kryeson vendet evropiane për rritjen më të fortë të numrit të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik...

Lexo më shumë

BSH: Rritet besimi në ekonomi/Në Maj kontribut pozitiv dhanë industria dhe shërbimet

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
2 Qershor, 2025

Ekonomia shqiptare vijon të jetë solide dhe me tregues pozitiv muajt e fundit sipas Bankës së Shqipërisë. Kjo vihet re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com