Bota

Trump urdhër kompanive amerikane: Largohuni nga Kina, jemi më mirë pa të


               Publikuar në : 08:10 - 24/08/19 |
el ida

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka porositur kompanitë amerikane që të shikojnë mënyra për të mbyllur veprimtaritë e tyre në Kinë, dhe për të prodhuar më shumë produkte të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Trump nuk mund të detyrojë kompanitë të braktisin Kinën, por sidoqoftë ai nuk dha detaje sesi do të procedojë me këtë urdhër.

Megjithëse tha se më vonë do të jepte një përgjigje për tarifat ndaj produkteve amerikane të shpallura nga Kina.

“Kompanitë tona të mëdha amerikane janë porositur që menjëherë të fillojnë të kërkojnë alternativa kundrejt Kinës, duke përfshirë sjelljen dhe prodhimin e produkteve tuaja në SHBA. Ne nuk kemi nevojë për Kinën dhe, sinqerisht, do të ishte shumë më mirë pa të”, ka shkruar Trump në Twitter.

Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë.

Kjo masë është kundërpërgjigje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor./Opinion.al

Pas