Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen

2025/06/17 at 9:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.


Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti.

“Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”.

Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen. Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike.

Para vendimit të tij për t’u larguar më herët nga samiti në Kanada, Trump u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët kanë ofruar të takohen me iranianët.

“Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë”, u tha Macron gazetarëve.

Por, më vonë Trump iu përgjigj kësaj deklarate të Macronit, duke thënë se udhëheqësi francez gabimisht tha se ishte larguar nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

“Gabim! Ai nuk ka idenë pse po kthehem tani në Uashington, por me siguri nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”, shkroi Trump në Truth Social.

Para largimit të Trumpit nga samiti, të shtatë udhëheqësit nënshkruan një deklaratë ku theksohej “rëndësia e mbrojtjes së civilëve”, pas rritjes së sulmeve që kanë shkaktuar viktima civile në të dyja vendet.

Udhëheqësit e G7-ës – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – gjithashtu thanë se Irani “kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten”.

Në deklaratë thuhej se shpresohet të gjendet një zgjidhje për krizën iraniane, një zgjidhje “që çon drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë një armëpushim në Gazë”.

Janë ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit që nga vala e parë e bombardimeve të kryera nga Izraeli më 13 qershor. Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet fillestare dhe ka refuzuar të deklarojë nëse do të marrin pjesë në të ardhmen.

I pyetur se çfarë do të duhej të ndodhte që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt, Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë”.

Izraeli ka shënjestruar disa objekte të programit bërthamor iranian, por nuk ka arritur ta shkatërrojë objektin për pasurimin e uraniumit në Fordou, i cili ndodhet thellë nën tokë dhe gjendet rreth 200 kilometra në jug të Teheranit.

Sipas ekspertëve ushtarakë, që kanë folur për mediat amerikane, për ta eliminuar këtë objekt, Izraelit do t’i nevojitej një bombë amerikane që depërton në bunkerë, e cila mund të transportohet vetëm nga bombarduesi amerikan B-2, që është i pajisur me teknologji për shmangie të radarëve. REL



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

28 Korrik, 2025 10:58 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

28 Korrik, 2025 10:23 pm
Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht, sot zhvillohet seanca në Gjykatën e Fierit

Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht, sot zhvillohet seanca në Gjykatën e Fierit

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..

Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump

Duke vendosur "fatet e botës" në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump
















TE FUNDIT

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor...

Lexo më shumë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com