Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump u premton sipërmarrjeve botërore taksa më të ulëta për mallrat e prodhuara në SHBA, në të kundërt do ketë tarifa

2025/01/24 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump u premton sipërmarrjeve botërore taksa më të ulëta për mallrat e prodhuara në SHBA, në të kundërt do ketë tarifa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë produktet e tyre në SHBA dhe u premtoi atyre taksa më të ulëta, por paralajmëroi se nëse zgjedhin që të prodhojnë mallrat diku tjetër, do të duhet të paguajnë tarifa për t’i eksportuar ato në Shtetet e Bashkuara.

“Amerika është rikthyer dhe është e hapur për biznes”, u tha Presidenti Trump, përmes një video-lidhjeje nga Uashingtoni, udhëheqësve të korporatave në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë: Ejani dhe prodhoni mallin në Amerikë dhe ne do t’ju ofrojmë taksat më të ulëta në botë”, tha zoti Trump. “Por nëse nuk e prodhoni produktin tuaj në Amerikë, që është e drejta juaj, atëherë, shumë e thjeshtë, do të duhet të paguani një tarifë”.

Presidenti Trump, në ditën e tretë të mandatit të tij të dytë, tha se dëshiron të ulë normën e taksave për korporatat amerikane nga 21 në 15 për qind, megjithëse për këtë duhet miratim nga aleatët e tij politikë në Kongresin e kontrolluar nga republikanët.

Zoti Trump premtoi se Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Evropën me gazin e lëngshëm natyror që i nevojitet, por shtoi se Bashkimi Evropian i trajton Shtetet e Bashkuara “në mënyrë shumë, shumë të padrejtë” me rregulloret që vendos ndaj bizneseve amerikane që operojnë në bllokun prej 27-vendesh.

Presidenti u ankua veçanërisht për tarifat dhe raportet mbi ndikimin mjedisor për projektet e reja në fushën e ndërtimit, duke i cilësuar ato si “gjëra që nuk duhet t’i bëni”.

Ai tha se planifikon t’i kërkojë Arabisë Saudite dhe Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që të ulin çmimin e naftës që prodhojnë me qëllim që të nxisin ekonominë botërore. Ai argumentoi se nëse çmimi aktual global i naftës, rreth 77 dollarë për fuçi, ulet, “lufta në Ukrainë do të përfundojë menjëherë”.

Rusia përdor të ardhurat nga prodhimi i naftës së saj për të financuar luftën trevjeçare kundër Ukrainës fqinje. Zoti Trump tha se në ekonominë botërore, SHBA-të “duan thjesht të trajtohen në mënyrë të drejtë nga vendet e tjera”.

Ai pohoi se Shtetet e Bashkuara duan të kenë një “marrëdhënie të drejtë” me Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë.

“Ne nuk duam të përfitojmë”, tha ai për marrëdhëniet Uashington-Pekin. “Ne duam të kemi një konkurencë të drejtë”./VOA

Ju sugjerojmë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Para
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

Trump: Do të takohem me Putinin menjëherë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Plane në fundjavë? Mësoni si do të jetë moti ditët në vijim

Plane në fundjavë? Mësoni si do të jetë moti ditët në vijim

Scholz dhe Macron angazhohen për një Europë të fortë

Scholz dhe Macron angazhohen për një Europë të fortë

TE FUNDIT

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
6 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com