Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

2025/06/05 at 9:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Nga dashuri, në urrejtje! Vazhdon të thellohet përçarja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pas largimit të këtij të fundit nga qeveria amerikane.


Në një postim të fundit në rrjetin e tij social “Truth”, Presidenti Trump shkruan se Elon Musk u çmend pasi do t’i ndërpriten kontratat qeveritare për automjetet elektrike që ai zotëron, “Tesla”.

“Elon po “vuante shumë”, i kërkova të largohej, i hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte njerëzit të blinin makina elektrike, që askush tjetër nuk i donte. Ai e dinte prej muajsh se unë do ta bëja, dhe ai thjesht u çmend. Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda Dollarë, është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë”, shkruan Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi edhe më herët.

Në një komunikim me gazetarët nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri të ditur se Elon Musk ndryshoi qëndrim kur zbuloi se nga ky projektligj preken edhe automjetet elektrike.

“Unë dhe Elon kishim marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do vazhdojmë ta kemi. Ai ka thënë gjërat më të bukura për mua, dhe nuk ka thënë asgjë të keqe për mua personalisht, por jam i sigurt se mund të ndodhë në vazhdim. Jam shumë i zhgënjyer nga Elon Musk. Unë e kam ndihmuar shumë atë . Jam shumë i zhgënjyer sepse Elon e njihte këtë projektligj më mirë se pothuajse kushdo tjetër. Ai dinte gjithçka rreth saj dhe nuk kishte asnjë problem. Papritmas pati një problem dhe problemi u shfaq kur zbuloi se do të na duhet të shkurtojmë edhe kreditë tatimore për automjetet elektrike sepse kjo kushton miliarda Dollarë dhe është e padrejtë”, u tha Trump gazetarëve.

Nddërkohë, me një ton sarkastik dhe thumbues, Elon Musk reagoi menjëherë ndaj deklaratave të Donald Trump.

Teksa Trump ende po fliste përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Musk shkroi në platformën X: “Çfarë po thotë kështu…”, duke ironizuar qartazi fjalët e ish-presidentit amerikan.

Themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX kritikoi ashpër një projektligj të ri të promovuar nga republikanët, duke shprehur zhgënjim për përmbajtjen e tij.

“Mbajini subvencionet për makinat elektrike dhe energjinë diellore edhe pse është krejtësisht e padrejtë që subvencionet për naftë dhe gaz natyror mbeten të paprekura, por hiqni atë mal me shpërdorime që keni ngjeshur në projektligj”, shkroi Musk.

 “Në historinë e qytetërimit nuk ka ekzistuar kurrë një projektligj që të jetë njëkohësisht i madh dhe i bukur. Të gjithë e dinë këtë! Ose ke një projektligj të madh dhe të shëmtuar, ose një të vogël dhe të bukur. I vogli dhe i bukuri është zgjedhja e drejtë”, shkroi Musk.

Në një moment tjetër, Musk u rikthye në fitoren e Trump, ku pretendon se pa të presidenti amerikan nuk do te kishte fituar.



Ju sugjerojmë

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

7 Shtator, 2025 3:15 pm
Para
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
















TE FUNDIT

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
7 Shtator, 2025

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com