Presidenti Donald Trump nuk e mbajti konferencën e tij të përditshme të shtunën, duke thënë se nuk ia vlen “koha apo përpjekja” e tij.
Në një status në Tëitter ditën e shtunë, ai fajësoi mediat për bërjen e “asgjëje përveç pyetjeve armiqësore”.
What is the purpose of having White House News Conferences when the Lamestream Media asks nothing but hostile questions, & then refuses to report the truth or facts accurately. They get record ratings, & the American people get nothing but Fake News. Not worth the time & effort!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 25, 2020
Trump u kritikua shumë pasi sugjeroi në konferencën e lajmeve në Shtëpinë e Bardhë të enjten se dezinfektuesi mund të përdoret si një trajtim për virusin.
Vërejtjet e tij janë dënuar si të rrezikshme nga mjekët dhe prodhuesit, pasi dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten.
Në Nju Jork Siti, thirrjet në linjën e urgjencës për ekspozimin ndaj disa kimikateve shtëpiake u dyfishuan në 18 orët pas fjalëve të Trump – 30 raste krahasuar me 13 për të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar.
Konferencat e Presidentit Trump dhe task forcës së koronavirusit zgjasin rreth dy orë. Por performanca e së enjtes shkaktoi siklet dhe zemërim edhe në mesin e disa prej përkrahësve të tij, sipas BBC. Të premten, konferenca e presidentit ishte jashtëzakonisht e shkurtër, vetëm mbi 20 minuta dhe ai nuk mori asnjë pyetje nga media.
Tërheqja nga konferencat ishte diçka që pritej edhe më parë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se sepse sondazhet sugjerojnë se daljet para Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë forcuar popullaritetin e presidentit në mesin e votuesve. /Opinion.al