Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump telefonon Vuçiç, Presidenti serb: Besoj në një partneritet më të fortë me SHBA-në nën udhëheqjen e tij

2024/11/11 at 8:16 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump telefonon Vuçiç, Presidenti serb: Besoj në një partneritet më të fortë me SHBA-në nën udhëheqjen e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi mbrëmjen e 11 nëntorit se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.  Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

Ai theksoi se beson në një “partneritet më të fortë me SHBA-në nën udhëheqjen e tij dhe shprehu dëshirën që presidenti i ri amerikan të vizitojë Serbinë”

“I jam mirënjohës Presidentit Trump që di shumë gjëra për Serbinë. Nuk do ta besoni, madje ai foli edhe për sukseset sportive të vendit tonë. Shfrytëzova rastin për të shprehur dëshirën dhe shpresën time, për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe se ai do të vizitojë Serbinë sepse Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e Presidentit Trump ishte më e larta në të gjithë Evropën”, tha Vuçiç në një video të postuar në profilin e Instagramit.

Ai theksoi se Trumpi e falënderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga “qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat”.

“Jam i sigurt që, me mbështetjen e miqve tanë, dhe me miq nënkuptoj të gjithë rrethin e presidentit Trump, të cilët ishin gjithashtu me të gjatë bisedës sonte, do të kemi mundësi të bëjmë, Amerikën të madhe, dhe ne Serbinë një vend të denjë, që mund të bashkëpunojë shumë mirë me Shtetet e Bashkuara”, tha Vuçiç.

Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

Grenell ishte aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.

Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore.

Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, gjatë administratës së parë Trump, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por shumica e pikave të saj kanë mbetur pa u zbatuar.

Në atë administratë ka pasur edhe zyrtarë që kanë folur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë – si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre – por edhe për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Por, marrëdhëniet e administratës Trump dhe në veçanti të Grenellit me kryeministrin Albin Kurtin ishin të tensionuara.

Kurti, kur mori për herë të parë detyrën në fillim të vitit 2020, përplasej shpesh me Grenellin, i cili e kritikoi publikisht, duke e cilësuar Kurtin si “antiamerikan” dhe duke e akuzuar se i kishte kundërshtuar politikat amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Tensionet kulmuan në marsin e 2020-tës kur Qeveria e Kurtit u rrëzua nëpërmjet një mocioni mosbesimi, për të cilin Kurti pretendoi se ishte orkestruar me mbështetjen e Grenellit.

Ju sugjerojmë

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige
Politikë

Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

14 Dhjetor, 2025 2:56 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Para
Trajneri i taekwondos nga Kosova dhunon vajzën 8-vjeçare pasi humbi garën në Kampionatin Evropian

Trajneri i taekwondos nga Kosova dhunon vajzën 8-vjeçare pasi humbi garën në Kampionatin Evropian

Trump: Nëse zgjidhem president, për dy sekonda do të shkarkoj nga detyra…

Fituesit dhe humbësit ekonomikë pas triumfit të Donald Trump

VIDEO/ Në Majën e Çipinit në Vlorë, Rama ndan aventurën e guximshme të turistëve

VIDEO/ Në Majën e Çipinit në Vlorë, Rama ndan aventurën e guximshme të turistëve

TE FUNDIT

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
14 Dhjetor, 2025

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka përfshirë për herë të parë SHBA-të në listën e kërcënimeve ndaj Danimarkës,...

Lexo më shumë

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
14 Dhjetor, 2025

Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
14 Dhjetor, 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
14 Dhjetor, 2025

12 persona janë vrarë pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme në Bondi Beach rreth orës 18:47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com