Rrobat e banjos këtë vit duket se janë kthyer drejt modës së çuditshme. Fillimisht u njohëm me rrobat e banjos trupore, të cilat kishin si print trupa me qime të meshkujve. Tashmë kompania “Beloved Shirts” ka sjellë një risi të re. Fytyra e presidentit Trump e printuar në truporet ngjyrë nude.
Tek shihen të veshura në trup, ato të krijojnë një iluzion optik të vërtetë. Por kjo kompani nuk ndalet me kaq. Fytyra e Trump është kudo, në bluza, në T-shirt, dhe ajo që të lë me gojë hapur është printi 3Dnë një bluzë me mëngë zhapose ku Trump duket më real se kurrë. A do të guxonit të vishnit Presidentin më të famshmëm në botë për 46 dollarë?/Opinion.al