Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Tarifat mund të kenë ndikim të vogël negativ tek amerikanët

2025/02/03 at 8:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata e rrëzon dhe nxjerr urdhër

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të dielën se tarifat e vëna një ditë më parë mund të kenë efekte të vogla negative ose mund të mos kenë fare për amerikanët. Në një shkrim në rrjetin ‘TruthSocial’, presidenti tha se: “Ne do ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri, dhe për këtë ia vlen të paguash çdo çmim”.


Të shtunën, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave të reja prej 25 për qind për mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet nga Kina, duke nisur nga dita e martë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Si Kanadaja dhe Meksika kanë lejuar hyrjen e pashembullt në SHBA të emigrantëve të paligjshëm si edhe të fentanilit (lloj droge) që po u merr jetën amerikanëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë një konference për shtypin, të premten.

Presidenti Trump, i cili po qëndron gjatë fundjavës në rezidencën e tij në Mar-a Lago të Floridës, nuk pritet të flasë për gazetarët.

Ndërsa tarifa për mallrat që do të vijnë nga Kanadaja do të jetë 25 për qind, Presidenti Trump tha se tarifa për naftën e papërpunuar të importuar nga ky vend do të jetë 10%.

Specifikisht për Kanadanë, zoti Trump anuloi përjashtimin ndaj detyrimeve tatimore për dërgesat me vlerë më pak se 800 dollarë.

Tarifa prej 10 për qind ndaj Kinës, do t’i shtohet një sërë tarifash ekzistuese për importet që vijnë nga ai vend.

Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, nuk parashikohen mekanizma për të kërkuar përjashtime për tarifat, por ka përcaktime për përshkallëzim të normave tarifore në rast se vendet e prekura hakmerren.

Meksika dhe Kanadaja reaguan të shtunën vonë, ndërsa Kina dënoi veprimin e zotit Trump të dielën, por la të hapur mundësinë për bisedime për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, urdhëroi vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje ndaj masës së administratës amerikane, duke shkruar në rrjetin X se qeveria e saj do të kishte parapëlqyer dialogun, por ishte e detyruar të reagonte.

“Kam udhëzuar Ministrin e Ekonomisë për të zbatuar planin B, mbi të cilin kemi punuar, që përfshin masa tarfiore dhe jo tarifore në mbrojtje të interesave të Meksikës”, shkroi ajo.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha të shtunën se vendi i tij do të hakmerrej ndaj veprimeve të administratës amerikane, duke vendosur një tarifë prej 25 për qind për importet amerikane që kapin një vlerë prej 155 miliardë dollarësh.

Ai tha po ashtu se Kanadaja po shqyrton vendosjen e masave jo tarifore, me gjasë ato që lidhen me mineralet kritike, energjinë dhe partneritete të tjera.

Kina e dënoi të dielën vendosjen e tarifave duket thënë se do ta dërgonte këtë çështje në Organizatën Botërore të Treegtisë dhe se do të merrte “masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”.

Ndërsa tha se vendimi i Shtetet e Bashkuara “shkel seriozisht” rregullat ndërkombëtare të tregtisë, Ministria e Tregtisë e Kinës i bëri thirrje Uashingtonit “që të angazhohej për dialog të hapur dhe forcimin e bashkëpunimit”.

Importet nga Kina, Meksika dhe Kanadaja përbëjnë një të tretën e mallrave dhe shërbimeve të importuara ose të blera nga Shtetet e Bashkuara. Disa ekonomistë paralajmërojnë se tarifat mund të kenë efekt të kundërt.

Importet nga Meksika dhe Kanadaja përbëjnë rreth 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa eksportet amerikane përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së amerikane, thotë Brad Setser me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Vendosja e një tarife prej 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë përbën një “rritje të taksave për importet nga ato vende” dhe “do të ketë një ndikim të menjëhershëm dhe negativ në ekonominë e Sheteteve të Bashkuara”, tha ai për Zërin e Amerikës. “Është një strategji për tkurrjen e ekonomisë amerikane”.

Presidenti Trump ka kërcënuar prej kohësh për vendosje të tarifave në përpjekje për të siguruar një bashkëpunim më të madh nga këto shtete për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës, por ai gjithashtu është zotuar t’i përdorë tarifat për të nxitur prodhimin brenda vendit.

Ai ka vlerësuar se vendosja e tarifave është një praktikë ekonomike efektive.

Zoti Trump beson se “tarifat janë një strategji e mire për të ushtruar trysni” dhe se ai “do ta bindë Kanadanë dhe Meksikën të bëjnë lëshime të mëdha nën kërcënimin e tarifave”, thotë zoti Setser. “Por këto masa do të jenë të kushtueshme për Shtetet e Bashkuara”, shton ai.

Zoti Trump pranoi se tarifat mund të shkaktojnë “probleme afatshkurtra” për konsumatorët, por tha se ato do të çojnë në përfitime afatgjata për manifakturën në Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat nuk shkaktojnë inflacion. Tarifat sjellin sukses”, shtoi ai.

Zoti Trump u zotua të premten se do të vendoste tarifa gjithëpërfshirëse për gjysmëpërçuesit, produktet farmaceutike, çelikun, aluminin, si dhe për naftën dhe gazin.

Presidenti Trump ka paralajmërur se do të vendosë tarifa ndaj mallrave që importohen nga Bashkimi Europian.

“Ata po na trajtojnë shumë keq”, ishte shprehur më herët Presidenti Trump, duke nënkuptuar BE-në.

Për vendosjen e tarifave Presidenti Trump i mbështet tek një ligj për raste emergjencash ekonomike ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se veprimi ishte i nevojshëm për shkak të “kërcënimit të jashtëzakonshëm që paraqesin imigrantët e paligshëm dhe droga, duke përfshirë fentanilin vdekjeprurës çka përbën një emergjencë kombëtare”.

Marrëveshjet për tregtinë e lirë

Gjatë administratës së tij të parë, në vitin 2018 zoti Trump negocioi dhe nënshkroi marrëveshjen e tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada, pjesërisht për të ngushtuar deficitin e madh tregtar amerikan me fqinjët e saj – hendekun mes eskporteve amerikane dhe importeve nga vendet fqinje. Në atë kohë, ai tha se kishte arritur “marrëveshjen tregtare më të drejtë, më të balancuar dhe më të dobishme që është nënshkruar ndonjëherë në ligj”.

Megjithatë, sipas të dhënave qeveritare, deficiti tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës u zgjerua nga 106 miliardë dollarë në vitin 2019 në 161 miliardë dollarë në vitin 2023. Hendeku tregtar me Kanadanë është rritur gjithashtu, nga 31 miliardë dollarë në vitin 2019, në 72 miliardë dollarë në 2023.

“Tani ai po vepron sikur marrëveshja e tij shkaktoi një dëmtim që kërkon rregullim urgjent”, thotë Derek Scissors me Institutin Amerikan të Sipërmarrjes.

Zoti Scissors tha se nuk ka asnjë justifikim për tarifat e larta ndaj Kanadasë, një ekonomi tregu që nuk është në pesëshen e parë të deficiteve tregtare të SHBA-së. “Dërgesat e fentanilit përmes kufirit kanadez janë të vogla”, shtoi ai.

Fentanili dhe emigracion i paligjshëm janë arsyetime për masat kufitare ndaj Meksikës, shtoi ai. Sidoqoftë, theskon ai, tarifat “nuk ndalojnë emigracionin e paligjshëm dhe ndoshta e nxisin atë duke kërcënuar vendet e punës në Meksikë”. VOA



Ju sugjerojmë

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Para
Bitcoin zbret nën 100 mijë dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Trump

Bitcoin zbret nën 100 mijë dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Trump

Si mbijetoi ushtari ukrainas për 80 ditë tmerruese në vijën e frontit: Uria dhe etja, armike më të frikshme se rusët

Si mbijetoi ushtari ukrainas për 80 ditë tmerruese në vijën e frontit: Uria dhe etja, armike më të frikshme se rusët

Santorini goditet nga tërmetet, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë

Santorini goditet nga tërmetet, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë
















TE FUNDIT

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
14 Qershor, 2025

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT,...

Lexo më shumë

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor, 2025

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj Iranit mund të ndezë të gjithë rajonin. Eshtë e paqartë nëse do të mund...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
14 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Saver. Në ngjarje...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
14 Qershor, 2025

Dashi Energjia jote është e lehtë dhe disponimi pozitiv. Të ardhurat ekstra të ndihmojnë, ndërsa angazhimi ndihmon në ndërtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com