Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Tarifat mund të kenë ndikim të vogël negativ tek amerikanët

2025/02/02 at 7:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të dielën se tarifat e vëna një ditë më parë mund të kenë efekte të vogla negative ose mund të mos kenë fare për amerikanët.


Në një shkrim në rrjetin ‘TruthSocial’, presidenti tha se: “Ne do ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri, dhe për këtë ia vlen të paguash çdo çmim”.

Të shtunën, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave të reja prej 25 për qind për mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet nga Kina, duke nisur nga dita e martë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Si Kanadaja dhe Meksika kanë lejuar hyrjen e pashembullt në SHBA të emigrantëve të paligjshëm si edhe të fentanilit (lloj droge) që po u merr jetën amerikanëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë një konference për shtypin, të premten.

Presidenti Trump, i cili po qëndron gjatë fundjavës në rezidencën e tij në Mar-a Lago të Floridës, nuk pritet të flasë për gazetarët.

Ndërsa tarifa për mallrat që do të vijnë nga Kanadaja do të jetë 25 për qind, Presidenti Trump tha se tarifa për naftën e papërpunuar të importuar nga ky vend do të jetë 10%.

Specifikisht për Kanadanë, zoti Trump anuloi përjashtimin ndaj detyrimeve tatimore për dërgesat me vlerë më pak se 800 dollarë.

Tarifa prej 10 për qind ndaj Kinës, do t’i shtohet një sërë tarifash ekzistuese për importet që vijnë nga ai vend.

Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, nuk parashikohen mekanizma për të kërkuar përjashtime për tarifat, por ka përcaktime për përshkallëzim të normave tarifore në rast se vendet e prekura hakmerren.

Meksika dhe Kanadaja reaguan të shtunën vonë, ndërsa Kina dënoi veprimin e zotit Trump të dielën, por la të hapur mundësinë për bisedime për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, urdhëroi vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje ndaj masës së administratës amerikane, duke shkruar në rrjetin X se qeveria e saj do të kishte parapëlqyer dialogun, por ishte e detyruar të reagonte.

“Kam udhëzuar Ministrin e Ekonomisë për të zbatuar planin B, mbi të cilin kemi punuar, që përfshin masa tarfiore dhe jo tarifore në mbrojtje të interesave të Meksikës”, shkroi ajo.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha të shtunën se vendi i tij do të hakmerrej ndaj veprimeve të administratës amerikane, duke vendosur një tarifë prej 25 për qind për importet amerikane që kapin një vlerë prej 155 miliardë dollarësh.

Ai tha po ashtu se Kanadaja po shqyrton vendosjen e masave jo tarifore, me gjasë ato që lidhen me mineralet kritike, energjinë dhe partneritete të tjera.

Kina e dënoi të dielën vendosjen e tarifave duket thënë se do ta dërgonte këtë çështje në Organizatën Botërore të Treegtisë dhe se do të merrte “masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”.

Ndërsa tha se vendimi i Shtetet e Bashkuara “shkel seriozisht” rregullat ndërkombëtare të tregtisë, Ministria e Tregtisë e Kinës i bëri thirrje Uashingtonit “që të angazhohej për dialog të hapur dhe forcimin e bashkëpunimit”.

Pritshmëritë

Importet nga Kina, Meksika dhe Kanadaja përbëjnë një të tretën e mallrave dhe shërbimeve të importuara ose të blera nga Shtetet e Bashkuara. Disa ekonomistë paralajmërojnë se tarifat mund të kenë efekt të kundërt.

Importet nga Meksika dhe Kanadaja përbëjnë rreth 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa eksportet amerikane përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së amerikane, thotë Brad Setser me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Vendosja e një tarife prej 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë përbën një “rritje të taksave për importet nga ato vende” dhe “do të ketë një ndikim të menjëhershëm dhe negativ në ekonominë e Sheteteve të Bashkuara”, tha ai për Zërin e Amerikës. “Është një strategji për tkurrjen e ekonomisë amerikane”.

Presidenti Trump ka kërcënuar prej kohësh për vendosje të tarifave në përpjekje për të siguruar një bashkëpunim më të madh nga këto shtete për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës, por ai gjithashtu është zotuar t’i përdorë tarifat për të nxitur prodhimin brenda vendit.

Ai ka vlerësuar se vendosja e tarifave është një praktikë ekonomike efektive.

Zoti Trump beson se “tarifat janë një strategji e mire për të ushtruar trysni” dhe se ai “do ta bindë Kanadanë dhe Meksikën të bëjnë lëshime të mëdha nën kërcënimin e tarifave”, thotë zoti Setser. “Por këto masa do të jenë të kushtueshme për Shtetet e Bashkuara”, shton ai.

Zoti Trump pranoi se tarifat mund të shkaktojnë“probleme afatshkurtra” për konsumatorët, por tha se ato do të çojnë në përfitime afatgjata për manifakturën në Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat nuk shkaktojnë inflacion. Tarifat sjellin sukses”, shtoi ai.

Zoti Trump u zotua të premten se do të vendoste tarifa gjithëpërfshirëse për gjysmëpërçuesit, produktet farmaceutike, çelikun, aluminin, si dhe për naftën dhe gazin.

Presidenti Trump ka paralajmërur se do të vendosë tarifa ndaj mallrave që importohen nga Bashkimi Europian.

“Ata po na trajtojnë shumë keq”, ishte shprehur më herët Presidenti Trump, duke nënkuptuar BE-në.

Për vendosjen e tarifave Presidenti Trump i mbështet tek një ligj për raste emergjencash ekonomike ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se veprimi ishte i nevojshëm për shkak të “kërcënimit të jashtëzakonshëm që paraqesin imigrantët e paligshëm dhe droga, duke përfshirë fentanilin vdekjeprurës çka përbën një emergjencë kombëtare”.

Marrëveshjet për tregtinë e lirë

Gjatë administratës së tij të parë, në vitin 2018 zoti Trump negocioi dhe nënshkroi marrëveshjen e tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada, pjesërisht për të ngushtuar deficitin e madh tregtar amerikan me fqinjët e saj – hendekun mes eskporteve amerikane dhe importeve nga vendet fqinje. Në atë kohë, ai tha se kishte arritur “marrëveshjen tregtare më të drejtë, më të balancuar dhe më të dobishme që është nënshkruar ndonjëherë në ligj”.

Megjithatë, sipas të dhënave qeveritare, deficiti tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës u zgjerua nga 106 miliardë dollarë në vitin 2019 në 161 miliardë dollarë në vitin 2023. Hendeku tregtar me Kanadanë është rritur gjithashtu, nga 31 miliardë dollarë në vitin 2019, në 72 miliardë dollarë në 2023.

“Tani ai po vepron sikur marrëveshja e tij shkaktoi një dëmtim që kërkon rregullim urgjent”, thotë Derek Scissors me Institutin Amerikan të Sipërmarrjes.

Zoti Scissors tha se nuk ka asnjë justifikim për tarifat e larta ndaj Kanadasë, një ekonomi tregu që nuk është në pesëshen e parë të deficiteve tregtare të SHBA-së. “Dërgesat e fentanilit përmes kufirit kanadez janë të vogla”, shtoi ai.

Fentanili dhe emigracion i paligjshëm janë arsyetime për masat kufitare ndaj Meksikës, shtoi ai. Sidoqoftë, theskon ai, tarifat “nuk ndalojnë emigracionin e paligjshëm dhe ndoshta e nxisin atë duke kërcënuar vendet e punës në Meksikë”./VOA



Ju sugjerojmë

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
Aktualitet

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

10 Qershor, 2025 8:41 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

10 Qershor, 2025 8:39 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Java nis me temperatura të larta, sa do shënojë termometri ditën e sotme!

10 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

10 Qershor, 2025 8:18 am
Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Para
Kupa e Shqipërisë për vajza, Tirana siguron biletën për në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë për vajza, Tirana siguron biletën për në gjysmëfinale

Shqipëri, mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre në ndotjen e mjedisit

Shqipëri, mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre në ndotjen e mjedisit

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra
















TE FUNDIT

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
10 Qershor, 2025

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin “Skonto Stadions” me Letoninë. Kuqezinjtë zhvilluan ditën e...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
10 Qershor, 2025

Do të zhvillohet ditën e sotme provimi i dytë, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Maturën Shtetërore. Janë në...

Lexo më shumë

Java nis me temperatura të larta, sa do shënojë termometri ditën e sotme!

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
10 Qershor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
10 Qershor, 2025

Dashi Situata ku gënjeni do të bëjë që të gënjeni pak që të fshihni një të vërtetë të sikletshme. Duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com