Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të premten kompaninë General Motors për mos prodhimin e respiratorëve, duke kërkuar në një postim në Tëitter që ata “të fillojnë të bëjnë respiratorët tani”.
“Ata thanë se do të na jepnin 40,000 respiratorë shumë të nevojshëm,” shumë shpejt “Tani ata po thonë se do të jetë vetëm 6,000, deri në fund të prillit” njoftoi presidenti, duke sugjeruar se do të përdorte Aktin e Mbrojtjes së Prodhimit, i cili lejon qeverinë federale të drejtojë industritë.
As usual with “this” General Motors, things just never seem to work out. They said they were going to give us 40,000 much needed Ventilators, “very quickly”. Now they are saying it will only be 6000, in late April, and they want top dollar. Always a mess with Mary B. Invoke “P”.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 27, 2020
General Motors MUST immediately open their stupidly abandoned Lordstown plant in Ohio, or some other plant, and START MAKING VENTILATORS, NOW!!!!!! FORD, GET GOING ON VENTILATORS, FAST!!!!!! @GeneralMotors @Ford
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 27, 2020
Kjo mund të shënojë një përmbysje të mundshme në planin e presidentit.
Në konferencat e fundit, Trump ka thënë se ai mund të përdorë Aktin për të detyruar kompanitë private të krijojnë pajisje të nevojshme mjekësore, por nuk e ka bërë këtë. Të enjten, ai tha se Nju Jorku, epiqendra e krizës në SHBA, ishte duke e ekzagjeruar nevojën për respiratorë.
Por veprimet e Trump duket se kanë kënaqëur shumë amerikanë pasi numrat më të fundit të mbështetjes për të janë nivelin më të lartë që prej nisjes së mandatit.
Sipas një sondazhi në Ëashington Post këtë javë, 48% e amerikanëve miratojnë punën e presidentit dhe 46% nuk e pranojnë. Kjo është shkalla më e lartë e mbështetjes që ka patur Turmp gjatë mandatit të tij. /Opinion.al