Donald Trump tashmë ka nisur të reagojë ndaj aktakuzës nga prokuroria e Manhattan-it dhe në postimin e fundit në rrjetet e tij sociale “Truth” sulmon gjyqtarin që pritet të kryesojë një gjyq të mundshëm.
“Ai më urren mua,” shkruan manjati.
Juan Manuel Merchan është gjyqtari që kryesoi gjyqin e dy kompanive të Organizatës Trump dhe ish-shefit të tyre financiar, Allen Ëeisselberg, një nga këshilltarët më të besuar të Trump. Ai po mbikëqyr gjithashtu procedurën e mashtrimit dhe pastrimit të parave kundër Steve Bannon, ish-kryestrategut të Trump. “Është një gjykatë kukullash”, sulmoi ish-presidenti./Opinion.al