Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën 

2025/03/14 at 9:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën 

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. 

“Shpresojmë se ata do të bëjnë gjënë e duhur”, u tha Presidenti Trump gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. 

Ai tha se “sinjalet që po vinin nga Moska ishin të mira” duke iu referuar propozimit amerikan për armëpushim 30 ditor të luftës, por ai ofroi optimizëm të kujdesshëm në lidhje me deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin se ai pajtohet në parim me marrëveshjen, por se i duhen bërë ndryshime në përmbajtje. 

Trump tha se “mbetet të shohim nëse Rusia do të shkojë atje (armëpushimi). Nëse nuk është gati, do të jetë një moment shumë zhgënjyes për botën”. Duke folur me gazetarët gjatë takimit në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti Trump përsëriti se ai ishte i gatshëm të bisedonte me udhëheqësin rus Vladimir Putinin dhe nënvizoi se ishte koha për t’i dhënë fund luftës. 

Presidenti Trump tha se nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara 

“Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”, tha ai. 

Witkoff do të takohet me zotin Putin të enjten në mbrëmje, njoftuan mediat amerikane, duke cituar gazetën shtetërore ruse të lajmeve ‘Izvestia’. Takimi i së enjtes në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa Presidenti Trump ka ripërsëritur thirrjet që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Nga tridhjetë e dy vende anëtare të NATO-s, njëzet e tre përmbushin objektivin prej 2 për qind si shpenzime për mbrojtjen, nga vetëm gjashtë vende që ishin në vitin 2021. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s foli gjithashtu mbi nevojën që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre, por ai theksoi se paralelisht duhet rritur edhe ritmi i prodhimin në industrinë e mbrojtjes, pasi vendet e NATO-s, siç tha ai, janë pas Rusisë dhe Kinës në këtë aspekt. 

Tarifat për partnerët tregtarë 

Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk do të ndryshojë mendje në raport me vendosjen e tarifave reciproke gjithëpërfshirëse, për të gjithë partnerët tregtarë, më 2 Prill. 

“Ne jemi grabitur prej vitesh dhe nuk do ta lejojmë më këtë gjë“, tha Presidenti Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. 

Trump e ka mbrojtur politikën e tij për vendosjen e tarifave dhe ka thënë se shumë shpejt bizneset vendase do të shohin përfitimet prej saj. 

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq”, tha ai. “Ata po padisin Google-in, Facebook-un, e po marrin miliarda dollarë nga kompanitë amerikane”. 

Trump tha se Facebook-u do të investonte 60 miliardë dollarë deri në fund të vitit./VOA 

Ju sugjerojmë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë
Kryesore

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë

5 Qershor, 2025 1:55 pm
Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s
Aktualitet

Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

5 Qershor, 2025 1:53 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..

5 Qershor, 2025 1:48 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

5 Qershor, 2025 1:27 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

5 Qershor, 2025 1:24 pm
“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë
Aktualitet

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë

5 Qershor, 2025 1:13 pm
Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca
Aktualitet

Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca

5 Qershor, 2025 1:09 pm
Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!
Aktualitet

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

5 Qershor, 2025 12:50 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Pjesë e dy grupeve kriminale, SPAK çon për gjykim 37 persona

5 Qershor, 2025 12:40 pm
Para
SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë 

SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë 

Opinion – PS publikon listat, ja emrat (12 Mars 2025) 

Opinion – PS publikon listat, ja emrat (12 Mars 2025) 

Opinion – Kush mbeti brenda dhe jashtë listave të PD-së? (13 Mars 2025) 

Opinion – Kush mbeti brenda dhe jashtë listave të PD-së? (13 Mars 2025) 

TE FUNDIT

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
5 Qershor, 2025

Janë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, i cili vijoi edhe këtë të enjte...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë
5 Qershor, 2025

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e...

Lexo më shumë

Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s
5 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Bruksel në një takim me ministrat e Mbrojtjes së NATO-s. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
5 Qershor, 2025

Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com