Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra një nga njerëzit më të besuar të tij sipas New York Times.
Madeleine Westerhout kishte ndjekur Trump që nga dita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte asistentja e tij personale dhe ishte personi i fundit përpara hyrjes në Dhomën Ovale.
Megjithatë 28-vjeçarja sot është e papunë. Sipas Times, Westerhoud është parë duke folur me kronistë politikë pa lejen e presidentit. Ajo është zbuluar nga njerëz afër Trump në një hotel pranë njërës nga rezidencave të tij në Bedminster.
Sipas burimeve Westerhout dhe presidenti i SHBA kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo mesa duket ka folur për detaje lidhur me familjen e presidentit Trump dhe pikërisht kjo sipas tij ka qenë kalimi i vijës së kuqe që ka sjellë shkarkimin e 28-vjeçares. /Opinion.al