Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se është gati të përdorë “forcë vdekjeprurëse”, derisa rebelët Houthi të mbështetur nga Irani të ndalojnë sulmet e tyre ndaj transportit detar.
Ai tha se SHBA nisi një seri sulmesh ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.
Përmes një postimi në mediat sociale, Trump tha:
“Luftatarët tanë të guximshëm tani po kryejnë sulme ajrore ndaj bazave, liderëve dhe mbrojtjeve raketore të terroristëve për të mbrojtur anijet, asetet ajrore dhe detare amerikane dhe për të rivendosur Lirinë e Lundrimit”, duke shtuar:
“Asnjë forcë terroriste nuk do t’i ndalojë anijet tregtare dhe detare amerikane të lundrojnë lirshëm në rrugët ujore të botës”.
Gjithashtu presidenti Trump paralajmëroi edhe Iranin për mbështetjen ndaj rebelëve Houthi se do të bëjë vendin plotësisht përgjegjës për veprimet e përfaqësuesve të tij./Opinion.al