Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pranuar së fundmi se një takim me presidentin rus Vladimir Putin është në proces finalizimi.
Gjatë një takimi me guvernatorët republikanë në Mar-a-Lago, presidenti i zgjedhur i SHBA tha se kreu i Kremlinit “dëshiron të takohet” dhe se tashmë çdo gjë është në proces organizimi.
Trump nuk hyri në detaje, por hapi mundësinë që një takim të ndodhë pasi ai të marrë detyrën.
“Presidenti Putin dëshiron që ne të shohim njëri-tjetrin”, nënvizoi manjati, duke shtuar se luftës në Ukrainë duhet t’i jepet fund menjëherë.